Filluan “Netët e leximit të dramës shqipe”
“Netët e leximit të dramës shqipe 3”, drama shqipe rikthehet sërish në Tiranë. Në vend të orëve që shpenzoni në kafene keni mundësinë të ndiqni vepra të ndryshme, kulturore të interpretuara nga artistë të shquar shqiptar.
Në kuadër të aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe 3” Teatri Kombëtar lajmëron leximin skenik të veprës “Besa dhe jeta”, ditën e sotme më datë 4 Shtator, në orën 18:00 deri më 19:30 në ambjentet e Teatrit Kombëtar.
Leximi skenik i veprës “Besa dhe jeta” nga Ylldije Sulka, me regjisore Esmeralda Stafa, do të lexohet nga aktorët: Besmir Bitraku, Deliana Topulli, Kastriot Shehi, Jonida Cunga, Fatjon Mici, Marjetina Gjoni, Margent Caushi, Alesia Xhemalaj, Donald Shehu, Anderson Gurra, Erjon Hodo, Erlin Visha, Ergys Malsia.
Aktiviteti do të fillojë pasdite në orën 18:00, ndërsa leximi i veprës në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar do të bëhet nga aktorët e sipërmendur. Për të gjithë ju që e doni dramën shqipe hyrja për të shijuar shfaqjen do të jetë pa asnjë kosto.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
