Era Istrefi në këngën zyrtare të Botërorit
25/05/2018 Shpërndaje

Era Istrefi në këngën zyrtare të Botërorit

Era Istrefi i ka thyer kufinjtë ndërkombëtarë qe ne fillimet e saj. Depërtimi në tregun e jashtën ka bërë bujë me këngën “Bon Bon” e cila këndohet gjithandej. Era do të bëhet edhe më famshme për faktin se është një prej këngëtareve të këngës zyrtare të Kampionatit Botëror të këtij viti, që do të mbahet në Rusi.

Kënga zyrtare e botërorit  “Live It Up” ka dalë në youtube dhe Era këndon në bashkëpunim me aktorin Hollivudian, Will Smith dhe Nichky Jam. Të rëndësishëm janë të gjithë aktorët e përzgjedhur për këngën, megjithatë vihet re refreni, i cili këndohet nga këngëtarja shqiptare, me zërin e veçantë që e dallon nga shume këngëtare të tjera.

Prodhim i producentit Diplo, është hedhur në youtube nga Nicky Jam dhe në pak  ditë është shpërndarë gjerësisht nga mediet. Shikueshmëria si çdoherë pritet të thyejë rekorde.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.