“Edukimi përmes artit”
04/10/2017 Shpërndaje

“Edukimi përmes artit”

Edukimi përmes artit është forma më e mirë për të mbajtur të rinjtë të angazhuar në aktivitete të vlefshme për të ardhmen.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor nis sezonin në kuadër të “Edukimit përmes Artit”.

Në kuadër të “Edukimit përmes Artit” do të realizohet një projekt  i quajtur “Eja Këndo me ne”, nga kori i TKOBAP dhe dirigjenti Dritan Lumshi, me nxënësit e shkollave 9-vjecare. Ky projekt synon të njoh të rinjtë me elementët bazë të muzikës korale, si një nga përbërësit kryesorë të gjinisë operistike.

“Si tingulli i parë muzikor zëri mbetet edhe sot i pakonkurueshëm. Ky tingull i magjishëm merr një fuqi të jashtëzakonshme kur bashkohet me zëra të tjerë dhe këndojnë në kor. Nëse asnjëherë nuk ke patur guximin të shprehesh lirshëm me zërin tënd, të mposhtësh ndrojtjen e të zësh miq të rinj, eja këndo me ne, që të kuptosh se kori është magji.”

Kjo do të jetë motoja e këtij projekti mjaft të bukur që do të realizohet nga TKOBAP, të cilin do të parezantojnë së shpejti për publikun.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.