E ulur në trotuar, mban në duart e rrudhosura një libër
22/12/2017 Shpërndaje

E ulur në trotuar, mban në duart e rrudhosura një libër

Kjo foto s’ka nevojë për fjalë. Një e moshuar qëndron ulur në trotuar, në të ftohtin e dhjetorit, ndërsa në duart e rrudhosura mban një libër.

Kjo foto është bërë nga gazetarja e kulturës në Top Channel, Beti Njuma, ditën e sotme. Kur libri qëndron kaq bukur në duart e kësaj të moshuare, imagjinoni si do dukej sikur të bëheshin sa më shumë duar të tilla…

Ndërkohë fotoja ka ngjallur shumë reagime në facebook, nga miqtë e gazetares, të cilët janë mahnitur por njëkohësisht kanë shfaqur interes të dinë se çfarë po lexon me kaq vëmendje zonja në foto.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.