E ardhmja është në dorën tënde!
22/09/2017 Shpërndaje

E ardhmja është në dorën tënde!

Një histori motivuese për gjithkënd është ajo e ministres së Edukimit në Francë, Najat Vallaud-Belkacem.

Belkacem është me origjinë nga Maroku. Në fëmijëri ka qenë një vajzë e thjeshtë që ruante delet, ndërsa sot një ndër gratë më të suksesshme në politikë.

Në foton krahasuese, vajza majtas duke ruajtur delet në Marok, ndërsa në foton djathtas është e njëjta por pas 20 vitesh, ministre e Edukimit të Francës, Najat Vallaud-Belkacem.

Ministrja është një figurë mjaft e njohur dhe e dashur për publikun, njëkohësisht shquhet për elegancë e finesë. Një shembull që tregon se asgjë nuk e ka parapërcaktuar të ardhmen tonë, por e kemi ne vetë në dorë ta ndërtojmë atë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.