Dy binjakë mbyllin rrugëtimin e përbashkët, festojnë diplomimin
14/07/2018 Shpërndaje

Dy binjakë mbyllin rrugëtimin e përbashkët, festojnë diplomimin

Diplomimi është një ditë speciale ku të mbështjellin emocione të forta. Kjo është koha e diplomimeve që do të thotë se hapen dyer të reja për të diplomuarit.  Shtohet fuqia punëtore apo mundësitë për të vazhduar shkollimin më tej, në faza të tjera. Dy binjakët Liridoni dhe Liridona janë zytarisht të diplomuar dhe gati për të festuar në ceremoninë e diplomimit.

Ata janë vëlla e motër, binjakë dhe gjithë puna e lodhshme e këtyre viteve dhe netët pa gjumë u janë shpërblyer. Të dy kanë emocionur prindërit dhe janë gati për ceremoninë e diplomimit të shkollës së njohur Benedict në Cyrih. Sot marrin diplomë nga shkolla profesionale në drejtim për ekonomi.

Sot përveçe i ka pushtuar ndjenja e krenarisë dhe gëzimit për këtë arritje të tyre, ndihen dhe pak të mërzitur sepse i japin fund rrugëtimit të përbashkët. Dy binjakët kanë qenë bashkë që nga dita e parë që kanë lindur. Bashkë që nga kopshti i fëmijëve deri më sot.

Shyqeri Jeliqi nga Prizreni babai i 5 fëmijëve ndihet krenar që Liridona dhe Liridoni  kanë finalizuar këtë rrugëtim me sukses. Ndihet mirë që sakrifica dhe puna që ka bërë për të arritur këtë ditë, ia ka vlejtur. Në mesin e 300 absolventëve, udhëheqësve të  kësaj ceremonie diplomimi te zhvilluar në Hotel Marriott Zurich i është dashur shpesh të lexojë emra shqiptarë.

Të arsimohesh është një ëndërr dhe dëshirë e shumë fëmijëve por pa mbështjetjen e famijes jo të gjithë arrijnë t’ja dalin. Prindërit duhet t’i mbështesin fëmijët në shkollimin e tyre duke bere maksimumin sepse nga kjo  varet drejtimi qe do kete e ardhmja e tyre.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.