Durrës/E ëma u siguron jetesën, 10 vjeçari kujdeset për vëllanë foshnjë çdo ditë
Në mes të verës në një zonë në Durrës ku pjesa më e madhe e njerëzve po shijojnë pushimet në det, ky 10 vjeçar ka një tjetër detyrë për të bërë. Ky fëmijë kujdeset për të vëllanë, që ende është një foshnjë. Çdo ditë e mban atë, duke e shëtitur nëpër rrugë, derisa t’ju kthehet e ëma.
Kur e pyesim se përse kujdeset ai dhe jo mamaja për foshnjën, thotë se ajo është në punë. Mamaja e tyre mbledh kanaçe për të siguruar jetesën. Ashtu i menduar, ndërsa i jepte karrocës me të vëllanë brenda, për një moment ndaloi të shikonte një tjetër foshnjë që i kaloi përreth, po ndryshe nga vëllai i tij fëmija tjetër shoqërohej nga një zonjë që me siguri ishte e ëma. Përveç rrezikut që ekziston kur një fëmijë kujdeset për një foshnjë, ka dhe shembuj pozitiv siç eshte rasti i këtij 10 vjeçari i cili përpiqet të japë kontributin e tij në familje duke mbajtur të vëllanë.
Kjo është një nga detyrat që ai bën çdo dite. Derisa t’u kthehej mamaja shëtiste me të në çdo cep të lagjes. E ëma e tyre mund të kthehej për 2 ose për disa orë. Ajo mund të kthehej edhe në mbrëmje. Por ai tregon për pozitivi.org s’e nuk e linte vëllanë asnjëherë vetëm derisa të kthehej mamaja.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




