Do këndojë shqip në Eurosong, The Sun i kushton artikull Bushpepës
31/01/2018 Shpërndaje

Do këndojë shqip në Eurosong, The Sun i kushton artikull Bushpepës

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili u shpall fitues i edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Mall”.

I befasishëm ka qenë vendimi i këngëtarit për ta kënduar këngën e përzgjedhur në gjuhën shqipe në skenën prestigjioze të Eusorosng në Portugali. Kujtojmë se vitet e kaluara këngëtarët që kanë përfaqësuar vendin tonë e kanë kënduar këngën fituese në version anglisht.

Ky vendim ka rënë edhe në sy të mediave të huaja, dhe një prej tyre, gazeta prestigjoze “The Sun” i ka dedikuar një artikull të veçantë Bushpepës.  The Sun sjell një përmbledhje si ka arritur këngëtari  deri në Eurosong, një festival mjaft prestigjoz që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë ku do marrin pjesë rreth 20 mijë spektatorë. Pritet spektakël gjigand, ashtu siç e ka përshkruar dhe gazeta prestigjoze por dhe siç ka ndodhur në organizimet paraardhëse.

Sakaq në artikullin dedikuar përfaqësuesit tonë, është komentuar kënga “Mall”, me të cilën këngëtari do na përfaqësojë në festival madje duke e  kënduar shqip.  Suksesi që e priu në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, urojmë ta ndjekë edhe në Eurosong Bushpepën.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.