Divorcet, 1 në 4 martesa përfundojnë në gjykatë për zgjidhje
23/01/2023 Shpërndaje

Divorcet, 1 në 4 martesa përfundojnë në gjykatë për zgjidhje

Izolimi nga pandemia, ndryshimi i mënyrë së jetesës, puna nga shtëpia, ekonomia në vështirësi, si dhe kalimi më shumë kohë në shtëpi diktuar dhe nga përjetimet stresuese nga të panjohurat e pandemisë dhe të ardhmes, ndikuan në rritjen e rasteve të divorcit. Në dy vitet e fundit, të dhënat në vendin tonë tregojnë numrin më të ulët të martesave dhe numrin më të lartë të divorceve. Rreth 17.300 çifte kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ndërsa rreth 4200 të tjerë u divorcuan.

INSTAT raporton zyrtarisht se në 100 martesa 24.4 çifte shkuan drejt shkurorëzimit, ndarjes me partnerit të tyre, duke e menduar atë si një zgjidhje të marrëdhënies së tyre.

Arsyet më së shumti janë ekonomike, por nuk lihen mënjanë dhe arsyet se gratë po mendojnë të bëjnë karrierë, trend i cili ka ndryshuar vitet e fundit dhe nënat po mundohen t’i dedikohen më shumë karrierës dhe punës së tyre.

Por pavarësisht kësaj, problematikat sociale-ekonomike janë të lidhura ngushtë më divorcet dhe problemet me familje. Sipas sociologëve, vartësia nga alkooli, përdorimi i substancave të ndaluara,  vijojnë të jenë të shumta, duke çuar drejt divorcit shumë familje.

Raporti në Shqipëri vijon të qëndrojë i tillë për sa i përket martesave dhe divorceve. Në çdo 4 lidhje martese, 1 përfundon në divorc. Shqipëria krahasuar dhe me vendet e rajonit pozicionohet në statistika më tw larta. Norma bruto e divorceve për një mijë martesa në Shqipëri vlerësohet me 2.1%, ndërsa në vendet e tjera kjo normë është me ulët. Kështu, në Serbi norma e divorcit është 1.6%, ndërsa në Malin e Zi 1.4%, Maqedonia e Veriut 1% dhe e fundit renditet Kosova me 0.5% duke qenë kështu shtetit që ende ruan me fanatizëm familjen tradicionale.

Një nga qytetet më numrin më të lartë të divorceve e zë Fieri ku janë depozituar 985 kërkesa për zgjidhje martese, ndërkohë që 253 divorce janë përfunduar si procese nga gjykata. Vetëm përgjatë këtij viti, 134 gra në Fier kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi janë dhunuar nga bashkëshortët.

Referuar trendit në nivel botëror të martuarit nga mosha 35-39 vjeç që janë divorcuar është dyfishuar nga 2% në vitet 1970 në 4% pas viteve 2000. Studiuesit vlerësojnë se 41 % e të gjitha martesave të para përfundojnë me divorc. 60 % e martesave të dyta përfundojnë me divorc. Shtetet e Bashkuara kanë shkallën e gjashtë më të lartë të divorcit në botë.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.