Del letra që Tereza i dërgoi Ramiz Alisë, përpjekjet e saj s’u ndalën kurrë
19/10/2017 Shpërndaje

Del letra që Tereza i dërgoi Ramiz Alisë, përpjekjet e saj s’u ndalën kurrë

Sot në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, na vijnë në mendje një mori përpjekjesh që ka bërë për të eleminuar varfërinë në botë, e jo më pak në vendin tonë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati sot në këtë ditë të veçantë ka vendosur të publikojë një dokument të rrallë nga arkivat e Ministrisë së Jashtme, një letër të 1989 me të cilën Nënë Tereza i drejtohet Presidentit të asaj kohe të Shqipërisë Ramiz Alia.

Bushati krahas dokumentit shkruan kështu: “Nënë Tereza pati vizitën e parë në atdhe në gusht të 1989, me ndihmën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëresh pranë ambasadës tonë në Rome. Por, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të kontribuar në vendin e saj, aty ku prehen familjarët e saj. Kjo letër e gjetur në arkivën e MEPJ e dëshmon këtë.

Kjo është një kërkesë që i drejtohej presidentit të kohës për ta lejuar të hapë misionin e saj humanitar dhr në Shqiperi. #ShënTereza u shndërrua në simbolin e bamirësisë botërore”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.