Britmat alarmuan fqinjët, 4 policë ndryshojnë shtëpinë e 2 pensionistëve
02/11/2017 Shpërndaje

Britmat alarmuan fqinjët, 4 policë ndryshojnë shtëpinë e 2 pensionistëve

Historia e katër policëve dhe 2 pesionistëve, burrë e grua që jetonin të vetmuar në shtëpi ka bërë xhiron në internet. Në Romë, 4 policë dëgjuan të qara e të bërtitura pranë një shtëpie të enjten e kaluar. Vrapuan me mendimin se do gjenin një skenë krimi por në fakt ndodhi e kundërta, aty  gjetën 2 të moshuar pensionistë. Ajo që ata zbuluan në atë vend i la ata zemërthyer.

Katër policë gjetën 84-vjeçaren Jole dhe burrin e saj 94-vjeçar Michele në apartamentin e tyre të vogël, krejtësisht të paprekur nga ndonjëlloj keqbërjeje. Ata po shikonin TV. Jole teksa po pyeste burrin e saj pse kishte aq shumë urrejtje në lajme dhe menjëherë ia plasi në lot. Ajo qau kaq shumë saqë njerëzit lajmëruan policinë. Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për gati 70 vjet, u ndjenë të dëshpëruar, të vetmuar, duke u thënë oficerëve se u bë kohë që ata s’kishin pasur asnjë vizitor.

Zyrtarët panë që s’kishte ushqim në kuzhinë, dhe ndërsa prisnin që një ambulancë të vinte të kontrollonte çiftin, një oficer gatuan makarona për ta. Tre të tjerët u ulën me çiftin duke bërë muhabet dhe shoqëri. Policia e Romës e ndau të gjithë historinë në faqen e tyre në Facebook, e cila është përkthyer më lart në anglisht e tashmë në shqip nga Pozitivi.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.