Bohemi i Tiranës që “zhytet” në letra!
25/12/2017 Shpërndaje

Bohemi i Tiranës që “zhytet” në letra!

“Bohemi i Tiranës. Në mëngjes e sheh rrëzë një muri të shkruajë mbi gjunj në letër me stilolaps. Nuk e ngre kokën për kush kalon dhe as dorën e zgjat. I tëri i përqëndruar në ato rreshta që rrëshqasin. Pastaj e palos letrën dhe e fut në zemër. Unë dua të besoj se shkruan një letër dashurie çdo dit. Por ndoshta i shkruan nënës! Pastaj hedh trastën mbi shkop e shpinë si Sharloti dhe bredh rrugëve të Tiranes dimër verë me të njëjtën veshje.

Nuk di si ja bën për të ngrënë.  Sot e pashë në mëngjesin e ftohtë tek shkruante gjithë vëmëndje. Pastaj kur u ktheva nga puna e pashë tek e lexonte letrën gjithë sy në të! Është nga dekorët më të paqtë të Tiranës. Ndoshta shkruan poezi! A ndoshta prozë! Kush e di!!!”.

Ilir Kadia, e shikon çdo ditë, ndaj këto fjalë për të i dalin nga zemra. E shikon të palarë, me të njëjtat rroba edhe pse ditët dhe javët kalojnë. Pamja e  tij nuk ka ndryshuar përveç rrudhave që i qëndrojnë  në fytyrë dhe letrat që vjetërohen teksa i mban shtrënguar fort në xhepin e brendshëm të xhaketës.

Kadia nuk është i vetmi  që e shikon çdo ditë. Mes qindra qytetarëve të Tiranësështë dhe Ida Nurce, e cila shkruan këto rreshta, poshtë fotos. “Sepse ai e di shumë mirë, që e bukura dhe vlera e vërtetë fshihet poshtë atyre rrobave të leckosura. Sepse ai e di që zotëron diçka, që askush nuk mund t’ia vjedhë. Sepse ai e di, që asgjë nuk është më e rëndësishme se të njohësh veten.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.