Balerini i njohur shqiptar zgjidhet drejtor i Teatrit të Baletit në Kroaci
01/10/2019 Shpërndaje

Balerini i njohur shqiptar zgjidhet drejtor i Teatrit të Baletit në Kroaci

Një nga balerinët më të mirë shqiptarë është zgjedhur drejtor i Baletit nëTeatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Bëhet fjalë për balerinin Ilir Kerni i cili tashmë është i njohur nëpër botë për punë e arrirë dhe rezultatet e gjithë këtyre viteve që i është kushtuar baletit.

Koreografi ka rreth 30 vjet karrierë jashtë vendit. Në këto vite numëron çmime pafund që konfirmojnë talentin e tij, duke e bërë kështu të vetmin shqiptar, i cili vlerësohet me një pozicion të tillë jashtë vendit.

Ai do ta drejtojë këtë teatër për katër vite. Sopranoja e njohur shqiptare gjithashtu e njohur nëpër botë, Ermonela Jaho ka shkruar në rrjete sociale një urim për mikun e saj për suksesin e rradhës.

“Urime Ilir Kerni per emerimin e merituar si Drejtor i Baletit ne Teatrin Kombetar te Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroateve per largpamesine dhe vleresimin ndaj nje vlere artistike kombetare shqipetare si ju…”, shkruan Ermonela Jaho në rrjetet e saj sociale.

Në vitin 2013 Ilir Kerni vendosi të kthehet në Shqipëri, për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ai e ka mbajtur për më shumë se dy vite postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa u detyrua që të dorëhiqej për shkak të burokracive institucionale.

Jeta e Kernit jashtë Shqipërisë zë fill në vitin 1990, kur fitoi bursën e UNESCO–s për pedagogji e kërcim, në “Grand Opera” në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, ai u angazhua në “Opera de Strasburg” etj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.