Atmosferë magjike, 2 të rinj “martohen” tek “Fshati i Festave” në sheshin “Skënderbej”
22/12/2017 Shpërndaje

Atmosferë magjike, 2 të rinj “martohen” tek “Fshati i Festave” në sheshin “Skënderbej”

Dy të rinj kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në qendër të Tiranës, pak ditë para festave të fundvitit.  Atmosfera duket magjike. Sheshi “Skënderbej” me rastin e  festave të fundvitit ofron një larmishmëri formash për t’u  argëtuar.

“Fshati i Festave” është hapur prej ditësh, ç’ka ka sjellë energji pozitive për të gjithë banorët e qytetit, nga fëmijët tek të rriturit. Siç shihet dhe në videon e pozitivi.org  mijëra qytetarë po argëtohen në këtë ambient festiv, në kohën e tyre të lirë.

Mbrëmjen e djeshme ky çift ka vendosur që të realizojnë një klip të veçantë, rrethuar nga qytetarët në “Fshatin e Festave”. Gjallëria kumbon në çdo cep të këtij ambienti kaq të bukur. Mjafton të rrotullosh sytë përreth aty të ofrohen aktivitete pafund që organizohen në shesh, por edhe lojërat për fëmijë apo produkte lokale. Pas çiftit qëndron pema pranë së cilës ndalon çdo qytetar rasti që kalon aty për të shkrepur qoftë dhe një foto. Më tutje janë shtëpizat e vogla, lodra të ndryshme për fëmijë dhe të rritur, e shumë gjëra të tjera.

Mes muzikës së këndshme, dritave që shkëlqejnë kudo në prag të festave, zhurmës së gjallë që përcillet nga qytetarët, këta 2 të rinj kanë vendosur të mbyllin mbrëmjen dhe të dokumentojnë një pjesë të bukur të historisë së tyre.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.