Ambasadori Lu kërcen valle shqiptare (foto)
Ambasadori amerikan Donald Lu njihet për natyrën sportive dhe pa komplekse. Fakti që kupton dhe flet gjuhën shqipe mjaft mirë ka qenë ndër cilësitë që e karakterizoi atë në sytë e shqiptarëve. Deklaratat e tij për kapjen e peshqëve të mëdhenj kanë qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, për shkak të situatës politike në vend dhe implementimit të reformës në drejtësi. Sikurse shihet në këtë foto diplomati ditën e sotme ishte i ftuar në në Bajram Curr, ku ka kërcyer valle tradicionale shqiptare së bashku me valltarët.
Ambasadori Lu ka ardhur me detyrë në Shqipëri gati 3 vjet më parë, në janar, dhe që në ditët e para të detyrës ka rënë në sy fakti që kishte njohuri të mira të gjuhës shqipe. Se ku e ka mësuar shqipen u zbulua. Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit Amerikan ofron trajnime në më shumë se 70 gjuhë, për t’u siguruar që diplomatët e Shteteve të Bashkuara të komunikojnë në mënyrë efikase kudo që ata caktohen. Ndërsa vallet tradicionale me siguri i ka mësuar gjatë qëdrimit në vendin tonë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
