Amaneti i fundit, qindra njerëz dërgojnë çanta shpine në vend të luleve në funeralin e mësueses
28/06/2018 Shpërndaje

Amaneti i fundit, qindra njerëz dërgojnë çanta shpine në vend të luleve në funeralin e mësueses

Në përputhje me dëshirën e fundit të një gruaje, në funeralin e saj janë rreshtuar çanta shkolle në vend të luleve.

Tammy Waddell vdiq këtë muaj në moshën 58 vjeçare nga një sëmundje, por para se të vdiste, kërkoi që njerëzit të sjellin në funeralin e saj çanta shpine të mbushura me mjete shkollore. Këtë e bëri për një arsye të veçantë, në mënyrë që çantat të shkonin për nxënësit në nevojë.

Waddell ka punuar si mësuese në disa shkolla në Forsyth County. Në një moment të karrierës së saj 30-vjeçare, ajo u shpall edhe Mësuesja e Vitit. Ajo shfrytëzoi funeralin e saj si një mjet për të ndihmuar nxënësit për herë të fundit.

“Njerëzit pranë Tammy e njohin ata për bujarinë dhe dashuri të pakushtëzuar që kishte” thuhet për të. “Megjithëse arritjet dhe vlerësimet e 58 vjeçares janë të shumta, asgjë nuk vlen më shumë se kontributi që ka dhënë ndryshoi gjatë gjithë jetës së saj në arsim”.

Kushëriri i Ëaddell, Dr. Brad Johnson, postoi një foto nga funerali ndërsa shihen dhe çantat e vendosura rrjesht. “Kushërira ime, një mësuese, donte që në funeralin e saj të silleshin çanta shpine me mjete shkollore në vend të luleve, për studentët nevojtarë”, tha Brad Johnson në Tëitter. “Tu shërbejmë të tjerëve deri në fund”.

Çantat e shpinës do të dhurohen në Project Connect: një iniciativë e shkollës që dhuron furnizime shkollore për nevojtarët.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.