Alban Skënderaj emërohet Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri
24/10/2019 Shpërndaje

Alban Skënderaj emërohet Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri

Alban Skënderaj Kantautori dhe këngëtari i mirënjohur shqiptar është emëruar Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri.

Këtë titull të lartë Skënderaj e ka marrë sepse më herët ka jetuar e punuar në Itali. Vetë Albani është shprehur se ky emërim është një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve.

“Ky titull është akorduar nga Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri. Vetë Albani, i cili më herët ka jetuar e punuar në Itali, është shprehur se kjo është një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të njohur në Shqipëri. Ka lindur më 20 prill të vitit 1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora.

Gjatë viteve të tij në tregun muzikor ka arritur të korrë shumë suksese, dhe ndër vite është shquar si një ndër këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.