Aktori i hollivudit amerikan, Will Smith i dashuruar pas shqiptarëve
Aktori i njohur Marko Caka, është një ndër shqiptarët më të suksesshëm në industrinë e filmit. Caka ka marrë pjesë në filma ku kanë luajtur aktorë të mëdhenj të Hollivudit si Jenyfer Lopez, Selena Gomez, e se fundmi me 2 yjet amerikanë.
Caka me anë të disa postimeve në profilin e tij flet për kohën kur ka takuar aktorët e mirënjohur amerikanë si Will Smith dhe Cameron Diaz. “Kur kam takuar Cameron, sapo e fillova karierën time, dhe ajo u ndal”, shkruan Caka krahas fotos që ka publikuar me aktoren e disa prej filmave më të shikuar.
Sakaq Caka në një tjetër foto me Will Smith, ka befasuar ndërsa ka treguar përshtypjet që ka aktori amerikan për shqiptarët. Ata kanë qenë të pranishëm bashkë në mbrëmjen “Star’s Night”, ku kanë shkrepur dhe këtë foto e kanë treguar për projektin artistik në të cilin do të marrin pjesë të dy.
“Një selfie me më të mirin… Kur i thashë #Willsmith do të doja që t’i thoje përshëndetje vendit tim, dhe ai më pyeti se cilit vend? – Shqipëria. The tha: Po i dua shqiptarët dhe kapi telefonin tim dhe shkrepi këtë foto…”, ndërsa më tej tregon se do të jetë pjesë e një filmi ku luan dhe Smith.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.


