Aktori i dërgon fansit me kancer një mesazh të veçantë
Jackson Tijerina nga Council Bluffs, u diagnostikua me kancer në tru në vitin 2016 dhe aktualisht po merr një ilaç me anë të kimioterapisë.
Xheksoni është një tifoz i madh i Iron Man. Nëna e Jackson, Amy, ka shkruar një listë me gjërat që Jackson dëshiron të bëjë për t’u siguruar që do të ketë përvoja të mira përgjatë rrugëtimit te tij. Takimi me “Iron Man që në realitet është Tony Stark” ishte gjëja e parë e shkruar listë për t’u bërë.
Amy e bëri këtë kërkesë të veçantë në mediat sociale me shpresën se dikush mund ta ndihmonte. Thirrja u përhap dhe Robert Downey Jr iu përgjigj kërkesës së veçantë me një mesazh të personalizuar me video për Xheksonin.
“Jackson, ti je? Përshëndetje! Jam Robert Downey Jr, por mund të më thërrasësh Toni. Kam menduar për ty, bëhu i fortë, ta dish që lutjet e mia shkojnë për ty, dhe ti e di, jeta po të sfidon. Ti je i zgjedhuri për këtë sfidë. Shumë dashuri për ty “.
E ëma tha se Jackson ishte kënaqur shumë ndërsa ka parë videon. “Ai kërceu lart e poshtë, dhe po buzëqeshte nga veshi në vesh. Ai ishte shumë i emocionuar dhe unë po qaja”, tha ajo.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
