A mund të krijojmë paqe në internet?
“Bots online” zakonisht shihen në një dritë negative, por kjo ndërmarrje sociale po dëshmon se mund të përdoret edhe për mirë. Ndërkohë që media sociale po politizohet, organizata Build Up po përdor mediet sociale për të ndihmuar depolarizimin e bisedave. Projekti i tyre i quajtur “The Commons” kontakton njerëz që mund të dëshirojnë të lidhen me të tjerët dhe të kërkojnë terren të përbashkët.
“Ajo çfarë e bën polarizimin një fenomen, është se grupe të caktuara njerëzish janë të ndarë nga njëri-tjetri duke krijuar stereotipe ndaj grupeve të tjera, kështu humbin fakte të përbashkëta, humbasin gjuhën e përbashkët për të folur rreth çështjeve të ndryshme duke mos marrë parasysh nëse njëra palë është e drejtë apo e gabuar, kur nuk ka bisedë të shëndetshme qytetare”.
Një nga treguesit që shoqëria po shkon drejt konfliktit janë fjalët ekstreme të urrejtjes, që shpesh përdoren, të cilat vazhdimisht çojnë në ndarje më të forta. Por, tani një “bot” i kontakton ato, dhe u thotë: “Çkemi, është interesante që jeni duke folur për këtë. Më pas, ata u bëjnë pyetje se çfarë mendojnë në lidhje me polarizimit, ku përpiqen për të marrin një përgjigje.
“Në qoftë se ata përgjigjen, ne ndjekim me një metodë për një bisedë të gjatë me ta për të gjetur se cilat janë vlerat dhe çështjet e tyre kryesore si dhe t’i ftojmë për veprime të mëtejshme varësisht mënyrës se si biseda vazhdon”, tha Jacob Lefton nga Build Up. Është e vështirë që t’i bësh njerëzit bashkë por dhe e nevojshme për të pasur një shoqëri të shëndoshë.
A mund të ndërhyjmë në këto platforma të cilat njerëzit në vend që ti përdorin si teknikë kundërshtare, ta bëjmë një teknikë lidhëse? Projekti deri tani ka arritur mbi 12,400 njerëz në internet. Build Up do të paraqesë rezultatet e plota në mars por drejtuesit janë të bindur se hulumtimi do tregojë që projekti ka ndërtuar sado pak paqe në internet.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
