A mund të jesh i shëndetshëm në çdo masë?
Është e vërtetë se pesha e trupit është e lidhur ngushtë me rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të tilla si sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti e të tjera. Por ka edhe tregues të tjerë, duke përfshirë presionin e gjakut, sheqerin në gjak, yndyrnat e gjakut dhe inflamacionin. Kur ushqehemi sa më shumë me perime dhe ushtrohemi më shpesh na bën që të jemi më të shëndetshëm, pa marrë parasysh madhësinë që kemi.
“Pesha e trupit dhe indeksi i masës trupore (BMI) nuk merr parasysh përbërjen e trupit. Një person shumë muskulor mund të ketë një BMI që konsiderohet mbipeshë. Sakaq dikush me BMI të ulët mund të ketë një sasi të lartë yndyre të brendshme, që rrit rrezikun e sëmundjeve. Gjithashtu, kriteret konvencionale për peshë të shëndetshme të trupit bazohen kryesisht në llojet e trupit, dhe mund të mos jenë të përshtatshme për njerëzit e të gjitha racave dhe etnive”.
Monica Reinagel, MS, LD / N, CNS gjithashtu e njohur si diva e ushqimit, është një eksperte e cila jep këshilla të thjeshta për tu kuptuar për një jetë të shëndetshme. Këshilla kryesore e saj është të hash mirë sepse kështu do ndihesh i mrekullueshëm. Përveç kësaj, ajo është autore e disa librave të shëndetit, të tilla si “Plani i ushqimit pa diabet” dhe “Sekretet e Ushqimit”, “Diva për një ushqim të shëndetshëm”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
