COVID GODET MË FORT GRATË SE BURRAT, MË PAK QASJE NË SHËRBIME SHËNDETËSORE DHE MË TË DËMTUARA SHPIRTËRISHT E MENDËRISHT NË KARANTINË (STUDIMI)
07/07/2020 Shpërndaje

COVID GODET MË FORT GRATË SE BURRAT, MË PAK QASJE NË SHËRBIME SHËNDETËSORE DHE MË TË DËMTUARA SHPIRTËRISHT E MENDËRISHT NË KARANTINË (STUDIMI)

Barazia gjinore ka rëndësi në përgjigjen ndaj COVID-19, dhe sipas një studimi të fundit gratë në vendin tonë kanë qenë më të goditura gjatë pandemisë krahasuar me burrat.

Pandemia e COVID-19 nuk është vetëm çështje shëndetësore. Covid ka ndikuar në mënyrë disproporcionale në shëndetin mendor dhe shpirtëror të grave, veçanërisht të grave në moshë aktive pune, thuhet në studimin e UN Women. 69% e tyre raportuan probleme psikologjike dhe të shëndetit mendor, ndërsa 57% kanë qenë burra.

73% të grave në moshë aktive të punës raportojnë stres psikologjik, ndërsa burrat 58%. Sipas studimit gratë kanë ndjerë dhe raportuar ndikim psikologjik më të lartë si në zonat urbane dhe në ato rurale.

Sa i përket qasjes në shërbime bazike shëndetësore, gratë kanë përjetuar më shpesh vështirësi sesa burrat në përdorimin e shërbimeve shëndetësore. 51% e grave dhe 43% e burrave raportuan vështirësi në blerjen e paisjeve mjekësore të mbrojtjes personale. 5 % e grave raportuan vështirësi në marrjen e kujdesit gjinekologjik dhe obstetrik. Më tepër vështirësi kanë hasur gratë e moshës 18-24 vjeç.

Jo të pakëta kanë qenë rastet kur si grate ashtu edhe burrat kanë humbur punën për shkak të krizës së shkaktuar prej Covid, duke krijuar një krizë ekonomike më të fortën në vitet e fundit në vend.

Impakti i Covid-19 mbi gjendjen e kompanive ka detyruar shkurtimin e mijëra vendeve të punës, duke e çuar numrin e të papunëve në nivelin më të lartë të të paktën 4 viteve të fundit.

COVID-19 mbylli dyert e bizneseve në Bulqizë gjatë izolimit duke e bërë një nga zonat më të goditura për shkak edhe të varfërisë që është ulur këmbëkryq prej vitesh në këtë rreth. 150 të papunë më shumë janë regjistruar nga muaji mars deri në muajin maj krahasuar me një vit më parë.

“50% të papunëve të shtuar janë punëkërkues që kanë dalë nga shkurtimet e vendeve të punës në subjekte të cilët trajtohen në pagesë papunësie”, tha Jetmira Doda, Drejtore e Zyrës së Punës në Bulqizë.

Një tjetër shkak i rritjes së numrit të të papunëve në Bulqizë është edhe mbyllja e kufijve sipas Drejtoreshës së Zyrës së Punës. “Pak a shumë te numri 60-70, pra te 50% e numrit të punëkërkuesve në këtë periudhë”, u shpreh ajo.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.