2 “kerrat” kokë më kokë, kapoja mbërrin në majë të malit
Një makinë luksi dhe një gomar jo rastësisisht gjenden përballë njëri-tjetrit në një nga fshatrat më të thellë të Dibrës. Kjo foto flet shumë. Është një kontrast i fortë që përcjell dy forma të ndryshme jetese. Pronarët e dy “kerrave” në foto jetojnë në të njëjtin vend, por mundësitë që u janë ofruar ose që i kanë krijuar vetes janë ndryshe për gjithësecilin.
Bëhet fjalë për Kalanë e Dodës, konkretisht për fshatin Tezë, një zonë e Dibrës në majë të malit. Fshati Tezë po “braktiset” pak nga pak sepse pjesa më e madhe e banorëve kanë migruar në qytete ose vende të tjera të Shqipërisë. Pjesa dërrmuese e të rinjve kanë emigruar, ndonjë tek-tuk mund të ketë filluar universitetin por pastaj nuk është kthyer më aty. Pjesa dërrmuese e mbetur në këtë fshat të bukur por të largët, janë patriotët që nuk duan të braktisin vendlindjen dhe bujqësinë, punë të cilën e kanë trashëguar brez pas brezi.
Familjet që nuk kanë të ardhura tjera përveç bujqësisë po ashtu kanë ngecur aty. Një tjetër kategori më e rrallë që preferon ende të jetojnë në majë të malit, janë të “pasurit”. Këto persona kanë arritur të krijojnë një bazë të ardhurash, duke ngritur biznese ose në emigracion. Në pamje të parë, njëra palë në këtë foto epike paraqet jetë luksi ndërsa tjetra, jetesën tipike në fshat, raporton pozitivi.org. Personi që ka makinën në foto, tip “Regina” është pronar i një baxhe që prodhon djathëra dhe produkte tjera.
Ky fshat ndodhet shumë larg qytetit të Peshkopisë, rreth 1 orë e 30 minuta duhet për të mbërritur aty. Banorët në këtë zonë janë mësuar të kurohen me mjekime popullore. Nëse dikush sëmuret duhet t’i jepet ndihma e shpejtë në kushte natyrale përndryshe derisa të mbërrijë në spital gjithçka i lihet në dorë fatit. Kthehemi te kryefjala e këtij shkrimi, te fotoja epike, që përcjell dy dimensione të forta. Nëpër filma shpesh kemi parë që “mafiozët” ose siç quhen ndryshe kapot, jetojnë në vila gjigande nëpër fshatra dhe zona të pazbuluara. Këtë transmeton edhe fotoja në të cilën shihet makina e parkuar përbri gomarit, shkruan pozitivi.org.
Ndërsa njerëzit e thjeshtë që jetojnë në këto fshatra, me kushte natyrale, larg luksit, në shtëpitë përdhese të vjetra prej guri, me gomarin të parkuar pranë shtëpisë ose duke kullotur në fushë, bashkëjetojnë me të “pasurit e fshatit” ose qytetit. Por, ata janë tepër të lumtur dhe punojnë çdo ditë për të mbajtur atë pasuri që kanë të trashëguar prej vitesh. Nga ana tjetër janë të të “pasurit” e fshatit, të cilët kanë luksin dhe mundësinë të jetojnë diku tjetër, nuk ndodh kështu.
Asgjë tjetër më mirë se kjo foto nuk mund të trasmetonte, bashkëjetesën mes shtresave të ndryshme shoqërore, mes të pasurve dhe të varfërve, fshatarëve dhe qytetarëve, bujqërve dhe biznesmenëve, shkruan pozitivi. Me pak fjalë jetën luksoze dhe atë të thjeshtë, një realitet që është pjesë e botës tonë dhe e Shqipërisë tonë çdo ditë. Të gjithë jemi të barabartë dhe lumturia nuk varet nga ajo që ke. Kështu ndihen banorët e thjeshtë dhe me të pasurit që jetojnë në fshatin Tezë, të pasur e të varfër ia dalin të bashkëjetojnë në këtë fshat, në majë të malit./Pozitivi.org/
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
