18-vjeçari nga Kosova pranohet në Universitetin e Oksfordit
Edi Rama, është 18-vjeçari nga Kosova që është pranuar në një nga universitetet më të mira në botë, në Universitetin e Oksfordit. I riu që do të nisë studimet nga shtatori është djali i një çifti emigrantësh që u larguan nga Kosova gjatë luftës dhe u strehuan në Gjermani.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë autoritetet gjermane i kanë dëbuar, duke u kerkuar të largoheshin nga Gjermania për t’u kthyer në vendin e tyre.
Historinë dhe suksesin e Edit e ka rrëfyer gazeta NewHam Recorder, ku mbi të gjitha thekson se pasi u dëbuan nga gjermania atyre iu dha azil nga Britania e Madhe, ku ishin shpërngulur më 1999 duke u vendosur në Barking të Londrës.
New Ham Recorder shkruan më tej se 18 vjeçari nga Kosova, lajmëroi të parët për pranimin në një nga universitetet më të mira në botë, prindërit e tij.
“Ata shpesh ma kujtojnë se sa me fat jemi që jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk flasin shumë për atë që kishte ndodhur por sigurohen që ne ta dimë se sa ndryshe ka qenë fëmijëria e tyre nga kjo e jona. Është shumë e vështirë për mua që ta çmoj veç sa vështirë ka qenë për ta, pasi kam lindur këtu dhe nuk di asgjë. Kjo duket e largët për ne, por qartazi jo për ta”, shprehet 18-vjeçari nga Kosova.
Arritja për të studiuar në Universitetin e Oksfordit ka përlotur prindërit e Edit, gjë të cilën ai e ka treguar dhe gjatë intervistës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

