16 vajza që ndryshuan botën
07/04/2018 Shpërndaje

16 vajza që ndryshuan botën

Përgjatë viteve gratë kanë hyrë në histori. Vetëm në javët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të aktivizmit të adoleshentëve në lidhje me çështje të ndryshme, kryesisht për vrasjet masive në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, Florida. Lëvizje të tilla na kujtojnë diçka të rëndësishme se nuk je kurrë shumë i ri për të bërë ndryshime. Më poshtë renditen disa vajza që ndryshuan botën kur ishin të reja dhe adoleshente. Nga promovimi i arsimimit të vajzave, për të marshuar për të drejtat civile, arritjet e tyre janë mbresëlënëse dhe frymëzuese.

1.Ruby Bridges. Në vitin 1960 në moshën 6 vjeçare, Ruby Bridges u bë nxënësja e parë e zezë që ka ndjekur shkollën fillore William Frantz në New Orleans. Nxënësja e parë u përball me protesta dhe trazira dhe duhej të shkonte në shkollë e shoqëruar nga marshallët federalë. Ajo u bë një ikonë dhe frymëzim në Lëvizjen për të Drejtat Civile.

2. Malala Yousafzai është një avokate në Pakistan për të drejtat e njeriut e njohur për aktivizmin e saj në promovim të edukimit për vajzat. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç, një sulmues taleban u përpoq ta vrasë për tu hakmarrje për punën që bënte. Në moshën 17-vjeçare, ajo mori çmimin Nobel për Paqe.

3. Anne Frank, një vajzë hebreje e lindur në gjermani, e cila u shpërngul në Holandë gjatë regjimit nazist, u bë e famshme pas botimit të ditarit që mbajti duke u fshehur nga Gestapo. Pasi familja e saj u zbulua dhe u arrestua, Frank vdiq në kampin e përqendrimit në Bergen-Belsen në vitin 1945 në moshën 15-vjeçare. Babai i saj Otto, i vetmi anëtar i familjes së mbijetuar, u nxit ta lexonte ditarin e saj pas luftës dhe e botoi pas vdekjes. Ai është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë.

4. Alexandra Scott, u diagnostikua me një formë të kancerit të quajtur neuroblastoma pak para ditëlindjes së saj të parë. Kur ishte vetëm 4 vjeçe, ajo ndërmori një kauzë duke vendosur limonadë në oborr për të mbledhur para për kërkime mbi kancerin e fëmijërisë. Frymëzuar nga historia e Alexandrës, njerëzit në mbarë botën vendosin limonadaën e tyre për të mbledhur para për këtë kauzë. Në kohën kur vdiq në vitin 2004, kishte ngritur 1 milion dollarë. Familja e vazhdon trashëgiminë e saj nëpërmjet fondacionit “Alex’s Lemonade Stand Foundation”.

5. Claudette Colvin; Nëntë muaj para arrestimit të famshëm të Rosa Parks, 15-vjeçarja Claudette Colvin u ngrit kundër izolimit në Alabama duke refuzuar të heqë dorë nga ulja e saj në një autobus në Montgomery.

6.Bana Alabed; Një vajzë siriane me emrin Bana Alabed tërhoqi vëmendjen e botës me postime që të copëtonin shpirtin, brenda qytetit të rrethuar të Aleppo duke filluar në vitin 2016. Tani 8 vjet, Alabed vazhdon të mbrojë popullin e Sirisë dhe të tërheqë vëmendje ndaj luftës dhe kushteve në të cilat ndodhet vendi.

7. Jazz Jennings, ishte vetëm 6 vjeç kur dha një intervistë për Barbara Walters për një televizion të veçantë për fëmijët transgjinorë. Që nga ajo kohë, ka vazhduar të edukojë botën mbi c’do të thotë të jesh transgjinor. Aktivistja e LGBTQ dhe ylli i YouTube kanë një shfaqje të TLC të quajtur “I Am Jazz” dhe bashkë-shkruajnë një libër për fëmijë me të njëjtin emër. Tani, 17 vjevvajo flet rregullisht për çështjet që prekin komunitetin trans.

Pjese e vajzave për historitë që kanë shenuar jane edhe emra të tjerë si:Audrey Faye Hendricks; Capri Everitt; Mary Shelley; Yusra Mardin; Margaret E. Knight; Amariyanna Copeny; Yuan Yuan Tan; Sylvia Mendez; Bindi Irwin.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.