13 vjet pas vjedhjes, këpucët legjendare gjenden nga FBI
13/09/2018 Shpërndaje

13 vjet pas vjedhjes, këpucët legjendare gjenden nga FBI

Gjenden këpucët legjendare 13 vjet pasi janë vjedhur në muzeumin The Judy Garland. Edhe pse nuk u rikthyen në këmbët e Dorothys, më në fund janë gjetur nga FBI.

‘Pantoflat’, e veshura nga ylli i filmit The Wizard of Oz, ishin marrë nga muzeu në Grand Rapids, Minnesota në vitin 2005. Nuk kishte asnjë pamje filmike nga kamerat e sigurisë gjatë të vjedhjes.

FBI njoftoi kthimin e pantoflave në një konferencë për shtyp pasi një specialist verifikoi se këpucët ishin të vërteta. Hetuesit zbuluan disa detaje mbi mënyrën se si u gjetën pantoflat, por ata thanë se hetimi ishte në vijim dhe mund të ketë arrestime në të ardhmen.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.