109 karroca ta zbrazura për 109 fëmijët e vrarë në Ukrainë
Shumë fëmijë kanë mbetur viktima të luftës në Ukrainë të nisur që prej 24 shkurit nga Rusia.
109 prej tyre janë vrarë gjatë luftës së egër ruse. Në kujtimin e tyre, aktivistët dhe autoritetet lokale të qytetit të Lviv, vendosën 109 karroca fëmijësh për të simbolizuar të miturit që kanë humbur jetën nga granatimet.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në Ukrainë, 109 fëmijë kanë mbetur të vrarë gjatë luftës, ndërkohë që pretendojnë se numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.



