Skandalet ndaj fëmijëve në media, realiteti apo etika? (VIDEO)
08/09/2017 Shpërndaje

Skandalet ndaj fëmijëve në media, realiteti apo etika? (VIDEO)

Skandalet mediatike të raportuara, me në fokus fëmijët, në lidhje me çështje që kanë prekur shoqërinë tonë siç janë rastet e dhunës në kopështe dhe shkolla, shembull konkret videoskandali në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, publikuar fillimisht nga Emisioni “Ça thu” në Agon Channel, kanë efekte të ndryshme mbi vetë personazhet e trajtuara.

“Roli i medive në ngjarjet e ndodhura në qendrat  e shëndetit të fëmijëve, ka ndikuar negativisht tek  fëmija. Këto bume mediatike kanë qenë shumë të vonuara pasi ngjarjet kanë ndodhur më parë, një vit apo 2 vite”, tha dnër të tjera Ariana Pëllumbi, drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve Shoqërore.

Lajme të kësaj natyre, me nxënës që denoncojnë mësuesen e  tyre, në emisione “live”, videoskandale me kamera të fshehta në të cilat shihet edukatorja që dhunon fëmijën, janë një më shumë në morinë e  lajmeve për dhunë dhe abuzime seksuale të fëmijëve.

Nga njëra anë është pasqyrimi i realitetit, gjendja e fëmijëve në shkolla, marrëdhëniet me prindërit, niveli i kualifikimit të mësuesve, nivelin e dhunës në shkolla dhe komunitete, apo  sigurinë e fëmijëve. Ndërsa në anën tjetër qëndron roli i medias dhe parimet etike të saj në marrëdhënie më fëmijët. Po ju çfarë mendimi keni për skandalet mediatike? Sa ndikojnë ato në jetën e personazheve që trajtojnë?

VIDEO:

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.