Qeni që shpëtoi pronaren nga gjarpri me zile fiton çmimin “Qeni i Vitit”
29/10/2018 Shpërndaje

Qeni që shpëtoi pronaren nga gjarpri me zile fiton çmimin “Qeni i Vitit”

Një qen gjahu që shpëtoi një grua nga një gjarpër me zile u kurorëzua “Milk-Bone Dog of the Year” në 8 vjetorin e çmimeve vjetore në Beverly Hills në Kaliforni.

6 muaj më parë, qeni i quajtur Todd e vuri veten midis pronares Paula Godwin dhe një gjarpri gjatë një shëtitjeje pranë shtëpisë së tyre në Arizona.

Todd u kafshua dhe kaloi 12 orë në spitalin e kafshëve për të marrë veten. Paula Godwin pronarja e qenit ka postuar historinë e aktit heroik të Todd në mediat sociale e cila u bë virale. Milk-Bone e lexoi historinë dhe i dërgoi Todd një paketë trajtimi ndërsa po rimëkëmbte veten.

Milk-Bone e quajti Toddin si “Qenin e Vitit” në 8 vjetorin e çmimeve vjetore. Ai thotë se çmimi është projektuar për të festuar trimërinë, tejkalimin e pengesave, personalitetin e fortë dhe tiparet e besnikërisë që i bëjnë të gjithë qentë me të vërtetë të veçantë.

“Ne e krijuam këtë titull nderi sepse besojmë se qentë meritojnë të nderohen në të njëjtën mënyrë që nderohen njerëzit”, tha Jonathan Rodgers, menaxher i markës, Milk-Bone. “Ne jemi të kënaqur që tifozët kanë votuar për Toddin për çmimin e parë. Todd me të vërtetë mishëron cilësitë që lidhen me këtë nder dhe shkon më lart duke ofruar rehati dhe lumturi për të gjithë ata rreth tij”, shton më tej ai.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.