Komentatori paguan operacionin e boksieres që ajo ti rikthehej sërish ëndrrave
31/07/2019 Shpërndaje

Komentatori paguan operacionin e boksieres që ajo ti rikthehej sërish ëndrrave

Komentatori dhe podkasteri i MMA-së Joe Rogan është duke paguar operacionin e një boksiereje, në mënyrë që ajo t’u rikthehet ëndrrave të saj përsëri.

Miriam Nakamoto ka qenë në nevojë për një operacion në gju, por nuk ka mundur ta bëjë operacionin. Rogan tashmë po mbulon të gjitha shpenzimet e saj. Nakamoto ndau lajmin e mirë në faqen e saj në Instagram, tepër e entuziazmuar që së shpejti do ti rikthehet ëndrrave.

“Pra … kjo ndodhi sot”, shkroi Nakamoto. “Unë mezi po gjej fjalët. Jam përpjekur të bëj një rikthim për gati 6 vjet. Tani jam afruar disa herë. Por vazhdova të kisha vështirësi me gjurin. Unë nuk kisha 30,000 dollarë, kështu që bëra më të mirën që munda, por gjithsesi nuk kam qenë në gjendjen e mëparshme. Dhe atëherë ndodhi kjo sot. Unë jam akoma në shok. Faleminderit @joerogan. Shihemi së shpejti Dr. Riordan”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.