“Fluturim në ajër”, vepra e fotografit shqiptar “bllokon” gazetat botërore
07/11/2017 Shpërndaje

“Fluturim në ajër”, vepra e fotografit shqiptar “bllokon” gazetat botërore

Gjatë një gare të kërcimeve nga lartësia, kjo panoramë që ka tërhequr vëmendjen e  mediave botërore tregon një burrë që kërcen nga ura 22 metra e lartë.  Kjo foto e realizuar nga fotografi Armend Nimani para disa kohësh ka qenë e përzgjedhur në 10-en e më të mirave të ditës nga gazeta prestigjoze “The Guardian”.

Nuk  ndodh shpesh që një foto e realizuar nga fotografë shqiptarë të klasifikohet tek më të mirat në nga mediat e huaja madje duke zënë faqet e para, por dhe këtë herë si duket Nimani ka bërë punë mjaft të mirë.

Kjo foto është realizuar në Gjakovë. Është shkrepur në ngjarjen e garës së përvitshme të kërcimeve nga Ura e Fshenjtë në Drinin e Bardhë. Fotografi Armend Nimani, prej gati 11 vitesh punon për agjencinë franceze të lajmeve – AFP, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e rubrikës “Fotot e ditës” në të përditshmen amerikane “The Ëashington Post”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.