Baballarët e burgosur krijojnë libra me tregime dhe ua dërgojnë fëmijëve të tyre
27/12/2017 Shpërndaje

Baballarët e burgosur krijojnë libra me tregime dhe ua dërgojnë fëmijëve të tyre

Pjesa më e vëshitrë dhe delikate për të burgosurit dhe familjet e tyre është ndarja dhe koha e shkurtër që kanë në dispozicion për të ruajtur marrëdhëniet mes tyre. Një projekt i quajtur Inside Stories  krijon lidhje mes artistëve dhe të burgosurve. Së bashku, ata shkruajnë dhe ilustrojnë tregime që ndihmojnë baballarët të mbajnë marrëdhënie me fëmijët e tyre jashtë.

Në Britaninë e Madhe ka 82,305 burra por jo vetëm,  që qëndrojnë prapa hekurave të detyruar të detyruar të rrinë larg familjeve. Këta burra janë baballarë të rreth 200,000 fëmijëve. Komunikimi me telefonata të kufizuara dhe vizita të monitoruara nga afër, krijon një sfidë të madhe dhe tepër emocionale me fëmijët. Ky projekt ndihmon të burgosurit 18 deri 25 vjeç të mbajnë lidhje me fëmijët e tyre duke punuar me shkrimtarë, artistë dhe muzikantë për të krijuar tregime dhe CD origjinale.

Grupet deri në tetë të burgosur punojnë për 12 ditë në grupe për të shkruar, ilustruar dhe regjistruar historitë e tyre, të ndihmuar nga artistë profesionistë të kualifikuar. Projekti kulmon në një ditë vizite familjare në të cilën tregimet bëhen në muzikë. Çdo fëmijë merr një kopje të librit që ka krijuar babai i tij ose i saj, së bashku me regjistrimin në CD, duke pasur mundësinë të dëgjojnë zërin e të atit. Princeshat dhe kafshët janë karaktere të zakonshme në këto tregime.

“Fëmijët janë shumë të rëndësishëm në gjithë këtë dhe mendoj se shpesh harrohen”, thotë Nicky Goulder, bashkëthemeluesja dhe shefja ekzekutive e projektit. “Fëmijët që kanë një prind në burg janë stigmatizuar masivisht, shumë prej tyre vuajnë nga ngacmimi , dhe kjo rrit mundësinë e shfaqjes së sjelljes antisociale. Ja pse ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

Projekti nuk është pa sfida por Goulder vëren se përfitimet që sjell ja vlejnë të sakrifikosh. Autori, Lord Michael Farmer, arriti në përfundimin se marrëdhëniet janë tepër të rëndësishme për t’i ndihmuar njerëzit të ndryshojnë, e sidomos kur bëhet fjalë për të burgosurit.

“Unë mendoj se familja ime ndihet krenare për mua kur bëj këtë. I kam treguar partneres time, fëmijëve dhe prindërive se po mendoj për to, duke qenë produktiv me kohën time, duke u bërë një njeri i mirë”, thotë një i burgosur që mori pjesë në projekt. “Ka shumë njerëz në burg, që fëmijët e tyre janë gjithçka për ta”, thotë 19-vjeçari. “Ju merrni vetëm dy orë në muaj për të parë familjen. Si dhe mund të bëni vetëm dy telefonata në javë dhe është e vështirë të bisedoni me ta”.

Historia e tij në këtë projekt ishte për një fshat të quajtur Musicville që ka humbur të gjithë muzikën.  Më tej i burgosuri  shton se “nuk jam i sigurt nëse fëmijët e mi do të kuptojnë se libri është shkruar për ta, por për aq kohë sa i bën të buzëqeshin, kam arritur atë që dua”.  Edhe pse ndonjëherë fati dhe gabimet të detyrojnë të qëndrosh larg personave që do më shumë, t’i ke mundësinë që në njëfarë forme të jesh me ta. Lidhja e tyre vazhdon edhe pse me anë të tregimeve.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.