Zbardhen 4 vendimet e mbledhjes së Ramës me ministrat në Velipojë
Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme mbajti takimin e dytë informal me kabinetin e ri qeveritar, në Velipojë të Shkodrës.
Me anë të një postimi në facebook Rama lajmëron 4 vendimet e rëndësishme të marra ditën e djeshme në takim me 13 ministrat, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, të cilat do të jenë prioritet për 4 vitet e ardhshme.
“Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”, shkruan Rama në facebook.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
