VLORA E HISTORISË, KULTURËS E TURIZMIT. SI U FORMUA QYTETI NË JUG TË VENDIT DHE VLERAT E TIJ TË VEÇANTA. 
21/02/2023 Shpërndaje

VLORA E HISTORISË, KULTURËS E TURIZMIT. SI U FORMUA QYTETI NË JUG TË VENDIT DHE VLERAT E TIJ TË VEÇANTA. 

Vlora, qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë së Jugut, zemra Labërisë, ka një histori të gjatë në kohë. Arkeologët shprehen se njësoj si qytetet e tjera antike, Apollonia apo Oriku, edhe Vlora e ka themelimin e saj në shekullin e 6-të para erës tonë.

 “Nga pikëpamja historike, qyteti ka bërë një rrugë të gjatë. Nëse Apollonia mbijetoi 1 mijë vjet dhe pastaj u shua për shkak të një tërmeti të fuqishëm, Oriku gjithashtu u shua me kohë, Vlora mbijetoi, erdhi në mesjetën e herëshme, duke kaluar nga një mbizotrim në tjetrin dhe rreth shek.15, ajo ishte në duart e Arbërve, të cilët donin tja shisnin atë venecianave. Në të vërtetë e kishin Balshajt, por e veja e tyre që ngeli, deshte tja shiste venecianëve, por nuk arriti dot një pazar. Pastaj erdhën turqit në 1417, të cilët ashtu si në shumë qytete të tjera të Ballkanit apo Shqipërisë, Vlora u zotërua në 10 Qershr 1417 nga Kasem Bej Vrenozi. Këtu fillon një histori tjetër e qytetit. Kemi një fakt shumë interesant në 1492, sipas të dhënave demografike dhe tregtare, gjysma e familjeve të qytetit ishin hebrenj seferdik që u larguan si shkak i inkuzicionit nga Spanja apo Portugalia dhe erdhën në Vlorë. Kjo e bënte qytetin të veçantë dhe ata e zgjodhën qytetin pasi ishte një pikë e favorshme nga pikëpamja ekonomike. Mirëpo qyteti ka pasur një veçanti, ndryshe nga Durrësi, ka qenë në prapatokë, jo buzë detit, 2 km në prapartoke. Kjo lidhet me arsye të ndryshme që në peroudhën mesjetare kanë qenë të pranushme, edhe pse sot mund të duken absurde. Si psh frikëart nga sëmundje të ndryshme, si kolera etj që vinin nga deti. Deti nuk është parë si një mundësi ekonomike, por nga deti vinin fatkeqësite, si piratët që plackisnin e iknin prapë, apo sëmundje që nuk I bënte dot ballë shoqëria. Bregdeti vlonjat, duke qenë i ulët ka qenë lagunor dhe kjo nuk e bënte shumë të përshtatshme jetesën. Bëhej vetëm peshkim. Një pjesë e mirë e popullësisë merrej me tregtië, me peshkim, vajin e ullirit- thotë Pirro Stefa, arkitekt, urbanist vlonjat.

Gjatë periudhës së pushtimit osman, Vlora, konsiderohej një pikë strategjike lidhur me synimet e perandorinë për tu hedhur në jug të Italisë, siç edhe ndodhi. Kjo kohë, pjesë e të cilës ishte dhe vizita në territorin vlonjat të Sulltan Sulejmani të Madhërishëm, ka lënë dhe gjurmë në arkitekturën e zonës, me dy nga momumentet më të rëndësishme.

Historia e re e Vlorës, nis me planet e para rregulluese. Pushtuesit italianë, bashke me ushtarët sollën edhe inxhinierë, topografë, apo fotografë të cilët i dhanë frymë koncepteve të para urbane, të asaj që njohim sot si Vlora. Kanalizimet e para të qytetit, u bënë në këtë kohë, pasi deri atëherë banorët jetonin ende si në mesjetë.

“Ndodhi një fakt që pazari i qytetit që kishte një traditë të lashtë, ndodhi që i ra një zjarr i madh. Ai u përfshi nga flakë të mëdha, prej këtu italianët bënë një plan rregullues pjesor të qendrës dhe pazarit. Në Shtator të 1916 ja paraqitën parisë së qytetit. U bënë disa gjëra në bazë të këtij plani si vendosja objekteve, komanda e trupave italiane që është sot Bashkie e qytetit, një strehimore për ushtarakët që vinin e që sot është muzeu i qytetit. Gjithashtu edhe markata e qytetit e cila është një obkjekt shumë simbolik i qendrës së qytetit. Vite më vonë mbi këtë objekt, është ngritur Kulla e Sahatit të qytetit, i cili është një objekt me rëndësi kombëtare, pasi është elegant por është modeluar me disa elemnetë kombëtarë. Ajo ka historinë e vet, lidhet me historinë e Ali Asllanit, i cili ishte bashkëpunues dhe kërkyes, pasi ishte kryetari i bashkisë në kohën që bashke me italianët ndërtoi merkaton. Planin e dytë rregullues e kemi në vitin 1923 po nga arkitektët italianë, të cilët nuk ju ndanë më Vlorës. Në 1926 një plan tjetër i dytë I plotë. Dhe plani i tretë të vitin 1932. Të gjitha këto i dhanë një frymë moderne dhe bashkëkohore qytetit. U bënë rrugë.”  

Por, a mund të kuptohet Vlora dhe jeta e banorëve të saj pa traditën shpirtërore të këngës?! Muzika dhe jeta e qytetit lidhen ngushtësisht që në rrënjë. Madje paralel me urbanizimin dhe modernizimin e qyetetit, lindër dhe u formuan ato që njihet sot si sazet Toskërisë.

Unë nuk jam në gjendje të them se si reflekton strukturimi i ri i qytetit t por, reflekset e tij në arkitekturë dhe në muzikë lidhet me ndikimin e Europës. Sepse në thelb në rast se huazon një model të arkitekturës që lidhet si të perëndimit, apo qytetërimit otoman, lindja e një tipi të ri të muzikës për banorin e Vlorës u provokua nga veglat e temperuara. Këtu kam parasysh klarinetën, violinën, fizarmonikën, të cilat si tek modelet e reja të urbanizimit, edhe në muzikë nuk mjaftoheshe më tani me këndimin akapela, por kishte nevojë që këto vegla të hynin në muzikën qytetare. Sigurisht ky model i reflektimit të qytetit të Shqipërisë jugore, solli në Vlorë një formim të ri që është muzika qytetare vlonjate me saze. Duke shfrytëzuar veglat e temperuara dhe modelin që sollën qyyettet e toskërisë. Muzikanët e mëdhenj të shqipërisë së jugur, kanë bërë muzikë deri në vlorë, pasi Vlora kishte një jetë qytetëse, kishte familje të mëdha dhe këto dolën muzikantë të talentuar ti rroknin veglat dhe të bënin muzikën e Vlorës. Muzika ju referuar folklorit autokton të fshatit, pra nuk mori një model tjetër fotokopje, siç mund të marrësh modelin e një vile, por ju referuar një modeli që këngët e fhsatyot ti shndërronte në modele qytetare. Për fatin e madh të Vlorës pak më përpara kishte pasur, më përpara se të krijoheshin modelet, në Përmet që është një zonë mes Toskërisë dhe Labërisë, muzikantët e sazave kishin kapur një model interesant sic është labikoja, pra këngë labe të zbutura pra jo me iso. Kur erdhi puna për muzikantë si Bilbil Vlora, aq i shquar ishte sa që populli I ngjiti si mbiemër emrin e qytetit të Vlorës – thekson Vaso Tole/ muzikolog, akademik

Po në këtë periudhë, qyteti iu nënshtrua disa ndryshimeve rrënjësore në objekte. Banka e Vlorës vepër e arkitektit italian Morpurgo, Sheshi i Flamurit por në të njëjtën kohë edhe lulishtja aty pranë, ku më pas gjatë regjimit të Mbretit Zog, u vendosën dhe eshtrat e Ismail Qemalit. Të gjitha këto ndryshime të jetës politike, sociale të qytetit reflektoheshin edhe tek muzika, tek orkestrantët dhe performancat e tyre.

Pas çlirimit të vendit dhe me vendosjen e regjimit socialist, qyteti pësoi gjithashtu ndryshime të mëdha.  Në vitin 1958, ish Instituti i Zhvillimeve Shtetërore hartoi një plan të ri, në të cilin nisi të mendohej se si qyteti do të zhvilloj në bazë të nevojave që kishte.

Gjatë viteve ’70 pati një zhvillim të zonës së Skelës. Ai që sot është Universiteti i Vlorës, dikur ka qenë ish Komiteti Partisë. U ndërtua gjithashtu në këtë zonë pallati i kulturës dhe sipas urbanistëve, ishte në plan të ndërtohej edhe hoteli i qytetit. Asokohe, pati shumë debate mbi ndërtimin e tek, i cili më pas u vendos të realizohej në Sheshin e Flamurit çka specialistët e quajnë një gabim të madh në aspektin urbanistik të qytetit. Por, porti çfarë rëndësie ka pasur?! A është ai i lidhur ngushtësissht me jetën e qytetit apo është parë si pjesë e ndarë?!

“Nga pikëpamja ekonomike, që në shekullin e kaluar, ka një dualitet midis portit dhe qytetit. Ndoshta qyteti është ky që është sot si rezultat i portit dhe ai ka marrë nga prapatoka dhe ka qenë një derë ku kanë hyrë e dalë. Bitumi i Selenicës e zhvilloi shumë Portin, kripa gjithashtu, agrumet dhe ullinjtë gjithashtu. Prapatoka e Vlorës ka pasur dhe dicka të vecante, sidomos zona e Labërisë, ka pasur një numër shumë të madh të imtash, sidomos në kohën midis dy luftarve. Ka tregues të saktë të ruajtura në doganën e Vlorës, që lëkurë nga kjo zonë shkonin për tu eksportuar në Itali. Ka pas mbi 1 milion bagëti të imta. Pra, porti ka qenë gjithmonë zemra qytetit. Arkitektët e urbanistët italinë e integroi dhe zgjidhi lidhjen e fuqishme midis qytetit dhe portit, edhe gjatë komunizmit gjithashtu.

Plani I fundit rregullues i qytetit është bërë nga dy studio Thimios Papajanis dhe Dea Studio në vitin 2017. Ata parashikojnë që në qendër të qytetit mos të jetë më një port ekonomik, ai të spostohet në zonën e Triportit. Aty do të jenë dy shërbime esenciale, që lidhen me aspektin turistik të qytetit, porti I trageteve dhe ai i jahteve. Ndërsa nga projektet e reja që janë bërë vitet e fundit e që e kanë transformua jetën urbane të qytetit, janë rruga transballkanike që është një ndër arteriet që përfundon ose nis një njeri që vjen nga Italia, e që vjen në Portin e Vlorës, del që aty dhe del në një rrugë që të çon në të gjithë Ballkanit, jo më kot italianët e kanë quajtur kështu – deklaron Z. Stefa.”

Temperamenti i banorit të Vlorës reflekton thellësisht urbanizimin e qytetit, muzikën që ka prodhuar zona, por edhe natyrën sa malore dhe bregdetare. Qyteti këto 15 vitet e fundit ka pësuar ndryshime të shumta në aspektin e zhvillimit. Shëtiroja e re e Vlorës është një qendër e re e qytetit, sheshi midis Bashkisë dhe sheshit të Flamurit dhe rivitalizimi i kësaj zone e ka thyer ne pjesë mjaft atraktive për turistët. Në thelb, Vlora ka qenë dhe mbetet potencial i rëndësishëm i vendit jo vetëm në aspektin historik por edhe atë turistik!

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.