Vjen pranvera në Kukës, shikoni çfarë i befason banorët
07/01/2018 Shpërndaje

Vjen pranvera në Kukës, shikoni çfarë i befason banorët

Jemi në 7 janar, një muaj që gjithmonë karakterizohet nga mot ekstremisht i egër në Shqipëri, sidomos në Kukës.  Edhe pse lartësia në Kukës  është 650 metër dhe vetëm para pak ditësh i gjithë vendi ka qenë i mbuluar me borë, duket se ka ardhur pranvera para kohe, shkruan pozitivi. Banorët janë befasuar nga moti në ditët e fundit në zonat e Kukësit. Si asnjë vit tjetër, në këtë periudhë koha është jashtëzakonisht e ngrohtë, sidomos sot.

Njerëzit kanë dalë duke shëtitur nën rrezet e diellit, nëpër bulevarde dhe zona të gjelbërta. Çuditërisht  s’ka shi dhe as borë e ngrica, që asnjëherë nuk mungojnë në këtë muaj. Siç shihet në këto foto të publikuara nga Bekim Lebicka, mësues në Kukës, pranvera ka ardhur para kohe dhe një shenjë është çelja e lules. Në natyrën e tharë dhe të vyshkur nga gjelbërimi ka mbirë një lule e bukur, dhe kjo i ka befasuar jo pak banorët.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.