Vizita e fundit e mamit
24/08/2018 Shpërndaje

Vizita e fundit e mamit

“Për 33 vitet e fundit kam jetuar dhe punuar në Afrikë, larg nga nëna ime e cila jetonte në Los Anxhelos. Një natë unë ëndërrova sikur ajo ngadalë ngjitej lart në shkallët e apartamentit të saj. Ajo ishte një grua e rëndë dhe ecte ngadalë dhe me dhimbje. Kur arriti hapin e fundit, ndërsa më shikonte më tha: “Zemër, nuk do ta bëj, jam shumë e lodhur”. Të nesërmen mora një komunikim nga ambasada, ku kam punuar si kontraktuese në USAID në Kongo. Fatkeqësisht më lajmëroi për vdekjen e nënës sime. E kuptova se natën e kaluar ajo kishte ardhur për të më thënë mirupafshim. Dashuria e saj kishte tejkaluar 10.000 milje për të arritur tek unë. Kjo është dashuria dhe në të vërtetë ajo kurrë nuk më ka lënë”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.