Vazhdon misionin e babit, ky dyqan dhuron 142,000 pica për të pastrehët
12/10/2018 Shpërndaje

Vazhdon misionin e babit, ky dyqan dhuron 142,000 pica për të pastrehët

Kjo piceri mund të jetë e vogël, por ky fakt nuk i ka ndaluar që të japin shumë pica për popullatën e pastrehë lokale. Vetëm disa muaj pasi Mike dhe Jennifer Stevens hapën restorantin Fargo në vitin 2015, panë një burrë të pastrehë të ulur jashtë një stacioni gazi për disa orë.

“Unë dhe bijat e mija ishim duke parë nga dritarja një të pastrehë dhe thamë se duhet t’i japim diçka”, tha Jenny për TODAY. “Ne i dërguam atij një picë. Ai u tregua kaq mirënjohës. Pastaj e bëmë përsëri për disa persona të tjerë, e kështu me rradhë. Dhe ende vazhdojmë”.

Kështu familja filloi t’u jepte pica të gjithë të pastrehëve. Edhe pse Mike u diagnostikua me leuçemi, muajt në vijim i kaloi duke forcuar partneritetin me një shtëpi lokale për të pastrehët.

Kolektivisht, familja ka dhënë më shumë se 142,000 feta pica, që kapin vlerën e 70,000 dollarëve. Edhe pse Mike vdiq nga beteja me kancerin në dhjetor 2017, Jenny po vazhdon misionin e babait duke dhënë më shumë pica falas dhe duke mbledhur para për ushqimin falas përmes GoFundMe. Ju duhet të bashkoheni për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ky është mesazhi që kjo familje përcjell.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.