Tirana: Në krye të revolucionit të transportit elektrik në ballkan?
07/12/2023 Shpërndaje

Tirana: Në krye të revolucionit të transportit elektrik në ballkan?

Nëse ndonjëherë keni kushtuar pak vëmendje kur ecni nëpër Tiranë duhet të keni vënë re se makinat e taksia po i ndryshojnë tingujt. Po po pikërisht zhurma është ajo që ndihet (ose nuk ndihet) e para. Tirana ka hyrë në një fazë të re të shtimit të makinave elektrike, duke u bërë qyteti me më shumë taksi elektrike në krahasim me çdo qytet tjetër në Ballkan.

Çfarë ka ndodhur?

Flota e parë e përbërë nga 170 automjete elektrike ka hyrë në përdorim në vitin 2018 dhe është përdorur kryesisht nga bizneset, veçanërisht nga taksitë. Edhe Policia Bashkiake në Tiranë ka integruar makinat elektrike në flotën e saj, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e ndotjes së mjedisit në zonën urbane.

Përfitimet

Zgjedhja e një makine elektrike sjell shumë përfitime  ekonomike dhe mjedisore për drejtuesit dhe shoqërinë në përgjithësi. Disa perj tyre po i rendisim më poshtë shkurtimisht:

Ekonomia: Makinat elektrike kursen deri në 4 herë më shumë para në krahasim me makinat me karburant tradicional. Shpenzimi për karburant zë një pjesë të madhe të buxhetit të një shoferi, dhe përdorimi i makinës elektrike e ul këtë kosto ndjeshëm.

Taksat: Zgjedhja e një makine elektrike sjell zero taksa regjistrimi për mjetin, duke bërë këtë opsion më tërheqës për blerësit.

Shpenzim për mirëmbajtje: Makinat elektrike janë më të thjeshta në strukturë dhe nuk kanë nevojë për vaj, filtra, dhe shërbime të tjera të shpeshta të mirëmbajtjes që janë pjesë e zakonshme për makinat me motor tradicional.

Ndotje zero: Duke mos prodhuar ndotje lokale, makinat elektrike ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.

Performanca dhe autonomia

Autonomia e një makine elektrike është një nga faktorët kyç për shfrytëzuesit. Kjo varet nga shpejtësia me të cilën ajo lëviz në rrugë. Nëse ecën me shpejtësi të ulët, siç është rasti me trafikun në qytet, një makine elektrike mund të bëjë deri në 300 km me një karikim.

Nëse shpejtësia është e lartë, autonomia mund të jetë 250 km. Një karikim i plotë i makines elektrike mund të zgjasë nga një javë deri në 10 ditë lëvizje, duke krijuar një fleksibilitet të madh për drejtuesit.

Infrastrukturat e karikimit

Tiranë ka nisur të zhvilljë  një rrjet të pikave të karikimit për makinat elektrike. Me 12 pika të shpërndara në të gjithë qytetin, shoferët kanë mundësinë për të karikuar makinën e tyre. Për ata që posedojnë makinë private, dy pika karikimi janë në dispozicion në parkimin e Sheshit Skëndërbej dhe te bulevardi i ri, ku Bashkia e Tiranës ofron jo vetëm karikim falas por edhe parkim falas.

Ndryshimet globale

Ndryshimet në nivel global, si iniciativa e Bashkimit Evropian për të ulur përdorimin e karburanteve deri në vitin 2026, po bëjnë makinat elektrike një zgjedhje gjithnjë e më të favorshme. Në Shqipëri, shtimi i flotave me makinat elektrike po kthehet në një domosdoshmëri për të përfituar nga avantazhet mjedisore dhe ekonomike që ato sjellin.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.