
Të qenit gazetare femër në Shqipëri një profesion i rrezikshëm me pengesa të padukshme?
Në redaksitë shqiptare — nga qytetet e mëdha deri në zonat periferrike — nga viti në vit numri i gaztareve vajza e gra ka ardfhur vetëm duke u shtuar. Ato raportojnë, intervistojnë, bëjnë hetime dhe artikuj kritikë. Megjithatë, rruga drejt posteve drejtuese mbetet e vështirë, e ndikuar nga presioni institucional, sulmet online, mungesa e mbështetjes dhe stereotype që nxisin vetë-censurim.

Realiteti që na rrethon, sipas studimeve ndërkombëtare e rajonale
Në studimin global The Chilling (UNESCO / ICFJ) raportohet se afër 73 % e grave gazetare thanë se kanë përjetuar dhunë online gjatë punës së tyre.
“Pothuaj tre në katër gra që morën pjesë thanë se kishin përjetuar dhunë online.”
Nga këta të intervistuar, 25 % raportuan kërcënime për dhunë fizike dhe 18 % për dhunë seksuale.
“Kërcënimet për dhunë fizike (25 %) dhe gjininë (18 %) ndjekin gazetarët femra të intervistuar.”
Gjithashtu, studimi tregon se 30 % e atyre që raportuan përjetimin e dhunës online thanë se vetë-censuruan veprimtarinë e tyre në rrjetet sociale si reagim.
“Çfarëdo sulmi online ushtron një efekt frikësues — një në tre gazetare të intervisutara (30 %) thanë se u vetë-censuruan në rrjetet sociale..

Për më tepër, 20 % thanë se ishin përballur me sulme jashtë internetit që kishin lidhje me abuzimet online.
“Një në pesë gra që u intervistuan thanë se ishin sulmuar jashtë internetit në lidhje me dhunën online.” — The Chilling.
Këto të dhëna tregojnë qartë se abuzimi online nuk është vetëm një pengesë digjitale — ai shpesh lë gjurmë jashtë internetit, prek direkt mënyrën e të menduarit dhe performacën e një gazetare.

Realiteti në Shqipëri: Çfarë tregojnë raportet dhe lajmet
Në Shqipëri, instituti SafeJournalists ka vëzhguar dhe dokumentuar raste sulmesh dhe kërcënimesh ndaj mediave dhe gazetarëve. Për vitin 2023, u raportuan 24 raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të medias, nga të cilat 9 ishin sulme direkte.
Në raportin Shadoë të medias të vitit 2024, shënohet se në vitin 2022 ishin regjistruar 18 incidente, 24 në 2023 dhe 19 në një periudhë të vitit tjetër — shifra që fshehin shumë raste të padokumentuara dhe frikën e heshtur që ekziston.
Një shembull konkret është fushata shpifëse kundër Blerjana Binos dhe institucioneve si KSHM dhe SCiDEV në tetor 2024, pas publikimit të një raporti të lirisë së medias — sulme që synuan të minojnë besueshmërinë e tyre.
Edhe pse sulmet fizike janë relativisht të rralla në Shqipëri, presioni, intimidimi dhe kërcënimet ligjore janë të përhapura. “Edhe pse numri i sulmeve fizike ose kërcënimeve për jetën është i kufizuar, ka shumë raste presioni, intimidimi, ngacmime dhe lloje të tjera kërcënimesh, përfshirë ato ligjore.” — artikull për median në Shqipëri.
Këto të dhëna konfirmojnë se gazetarët, dhe veçanërisht grate e vajzat, punojnë në një ambient që nuk është vetëm sfidues, por shpesh armiqësor.

Pse – ndonëse shumë gazetarë femra ekzistojnë – ka pak gra në përballje drejtuese
1. Stereotipe gjinore dhe pritshmëritë shoqërore
Kur një gazetare ndërmerr tema “të forta” si korrupsion, abuzim apo çështje publike — shpesh kritikët nuk kritikojnë përmbajtjen, por identitetin: si duket, si sillet, çfarë etikete sociale bart. Këto pritshmëri veteshohjeje e bëjnë rolin drejtues të duket si tërë nuk përfshihet për gratë.
2. Rrjetëzimi e miqësitë politike
Në media të vogla apo kontrolluara politikisht, drejtuesit emërohen shpesh në bazë të lidhjeve politike apo miqësive. Gratë që nuk janë në këto rrjete kanë më pak mundësi të konkurrojnë për postet superiore.
3. Vetë-censurimi si mekanizëm mbrojtjeje
Sulmet dhe kërcënimet online nxisin shumë gazetare që të zgjedhin të mos ndërhyjnë në debate të ashpra, të shmangin opinione që mund të provokojnë — një vetë-censurim që kufizon jo vetëm fjalën, por ndikimin.
4. Mungesa e politikave mbrojtëse dhe procedurave redaksionale
Pak media kanë protokolle që përcaktojnë reagim ndaj sulmeve seksiste, shpifjeve ose ofendimeve digjitale. Pa këto mekanizma, gazetaret mbeten të pambrojtura dhe të ndëshkuara nga vetë ambienti.
5. Paga, burimet dhe mundësitë e avancimit
Gratë shpesh nuk marrin qasje në projekte të mëdha, trajnime ose burime për të ngritur profilin. Paga më e ulët dhe mungesa e mbështetjes financiare e vështirësojnë konkurrimin për postet drejtuese.

Masa që mund të merren
Këtu janë masa konkrete, të nxjerra si konkluzione nga raportet ndërkombëtare dhe adaptueshme për Shqipërinë dhe mediat lokale:
Protokolle dhe manuale gjinore
Redaksitë duhet të miratojnë udhëzues që përcaktojnë reagimin ndaj sulmeve seksiste apo shpifjeve. Por natyrisht edhe duhet ti zbatojnë pas miratimit.
Trajnime të përbashkëta
Të gjithë stafet — drejtues, gazetarë dhe teknikë — duhet të ndjekin kurse për siguri dixhitale, reagim ndaj abuzimeve online, dhe njohjen e rreziqeve gjinore.
Mbështetje psikologjike dhe rrjete solidariteti
Në redaksi duhet siguruar konsulencë psikologjike, grupe mbështetëse, dhe linja raportimi anonime për gazetare që përballen me sulme. Studimi The Chilling evidenton dëmin mendor të abuzimit online.
Mentoring dhe kuota gjinore për rolet drejtuese
Vajza e gra me potencial duhet të identifikohen e të mbështeten për role drejteuse përmes mentorëve dhe kritereve transparente. Kuotat gjinore mund të ndihmojnë në zhbllokimin e barrierave.
Reforma ligjore dhe politika për dhunë dixhitale
Shqipëria mund të përditësojë legjislacionin për të njohur sulmet online, shpifjet seksiste dhe kërcënimet si forma të dhunës gjinore — të caktojë sanksione dhe mbrojtje institucionale për gazetaret, gjithnjë duke u kujdesur që këto ligje të mos kthehen në armë të gatshme për censurë.
Bashkëpunim me platformat digjitale
Media dhe institucione duhet të punojnë me rrjetet sociale për të moderuar përmbajtjet abuzive, për të hequr komentet që shkelin standardet dhe për të lejuar raportim dhe penalizim të shpejtë.
Fushata publike dhe ndryshim kulturor
Vetë gazetarët mund të publikojnë histori frymëzuese të grave që drejtojnë media, të sfidojnë stereotipat gjinorë dhe ndërgjegjësoni audiencën se gazetarja femër nuk është “rrallë e pranueshme”, por meritohet si çdo profesionist.

Forcim i rolit të policisë dhe institucioneve shtetërore
Policia dhe institucionet ligjzbatuese duhet të trajnohen për të kuptuar rreziqet ndaj gazetarëve dhe për të përforcuar reagimin ndaj kërcënimeve. Këshilli i Evropës thekson se forcat e zbatimit të ligjit luajnë rol thelbësor për sigurinë e gazetarëve.
© 2025, Pozitivi. All rights reserved.