Të ndarë me ekipe, por bashkë me zemër
Në Pyeongchang të Koresë Jugore u zhvillua ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të Lojërave Olimpike Dimërore, në të cilën debutojnë gjashtë shtete mes tyre edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.
Shqipëria do të përfaqësohet me dy skiator: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, ndërsa Kosova përfaqësohet me garuesin e vetëm, skiatorin Albin Tahiri.
Përpara nisjes së ceremonisë, të dy grupet përfaqësuese që janë të ndarë në dy ekipe kanë realizuar një foto së bashku për të treguar se me zemër janë një.
Përgjatë 17 ditëve më shumë se 3000 sportistë do të garojnë në 15 sporte të ndryshme, nërsa do të jepen 102 medalje. Dy ekipet, Shqipëri dhe Kosovë janë bashkuar për këtë foto që ngjan kaq bukur, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


