Studentja me hixhab hyn në histori, konkuron në finalen e Miss Anglisë
08/09/2018 Shpërndaje

Studentja me hixhab hyn në histori, konkuron në finalen e Miss Anglisë

Një mbretëreshë britanike e bukurisë këtë javë hyri në histori duke u bërë vajza e parë me hixhab që ka konkuruar në finalen e Miss Anglisë.

20-vjeçarja Sara Iftekhar është studente për drejtësi. Pasi fitoi në konkurset lokale të bukurisë, ajo u përball me 49 konkurrente të tjera gjatë raundit final të Miss Anglisë.

Iftekhar nuk e fitoi çmimin e parë këtë vit pasi Miss Anglia 2018 u shpall Alisha Cowie, një konkurrente nga Newcastle. Dhe ajo nuk është vajza e parë muslimane me hixhab që ka garuar për këtë kurorë të veçantë. Konkurente të tjera të veshura me hixhab kanë marrë pjesë në raundet kualifikuese të Miss Anglisë, sipas Independent.

Megjithatë, Iftekhar thotë se është krenare që është gruaja e parë myslimane me hixhab që shkoi në finale. Në një video të Instagram të postuar pas shpalljes së rezultateve, Iftekhar pretendoi se çmimi i parë “kurrë nuk ishte qëllimi i saj”. “Qëllimi im ishte thjesht të tregoja se edhe ne jemi vajza të zakonshme”, tha ajo.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.