Sipërmarrësja e një biznesi optimist që lufton ankthin
08/04/2018 Shpërndaje

Sipërmarrësja e një biznesi optimist që lufton ankthin

Shumica e markave tregojnë si produktet dhe shërbimet e tyre e bëjnë jetën më të mirë. Po sikur të ndërtosh një biznes optimist që lufton ankthin dhe depresionin si ai i Jen Gotch? Në këtë podcast, sipërmarrësja femër flet për mënyrën si shëndeti mendor ndikon në biznes dhe se si e përdor në avantazhin e saj.

“Divorci nuk është gjëja e vetme e trishtuar për të cilën unë flas, por është realiteti dhe siç e thashë më herët, është e vështirë që një markë të jetë realiste. Markat zakonisht janë aspiruese, sidomos lloji i markës që kemi, sepse ne jemi një kompani stili jetese për gratë e bazuar në argëtim. Unë jam një person që ka të gjitha këto gjëra, por kam edhe dhimbje, një jetë me përgjegjësi, kështu që ndodhin gjëra të këqija dhe të mira. Pak vite më parë fillova të ndieja mungesën e një fjale  të mirë. Kam miq të cilët kanë shumë ndjekës në Instagram që janë blogerë apo krijues dhe ajo çfarë përcillnin ishte e bukur por krahasuar me jetën e tyre kishte  mospërputhje të madhe”.

Jen Gotch është krijuese, shefe ekzekutive e një kompanie që merret me stilin e një jete të bukur të grave dhe nje kompanie veshjesh. Një markë që është shndërruar nga një linjë modeste e aksesorëve të flokëve në një kompani shumë milion dollarëshe. Gotch është gjithashtu e njohur për përdorimin e mediave sociale për të inkurajuar njerëzit në biseda të sinqerta rreth shëndetit mendor.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.