‘Si të zëvendësojmë klimën e ferrit me një mesazh pozitiv’
11/01/2018 Shpërndaje

‘Si të zëvendësojmë klimën e ferrit me një mesazh pozitiv’

Një taktikë e re po punon për të ndryshuar sjelljen tonë karshi ndryshimeve klimatike. David Leonhardt bëri thirrje për NewYork Times për një pasqyrim të ri të klimës. Duke reaguar ndaj vendimit të Presidentit Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit, ai pyeti: “Çfarë do të thotë një mesazh politik bindës rreth ndryshimeve klimatike?” Kjo është një pyetje e mirë. Dhe përgjigja mund të vijë nga një burim i habitshëm.

Në vitet 1940 një shitës, Elmer Wheeler bëri atë që quhet “një jetesë e bukur” duke këshilluar bizneset amerikane “të mos shesin sallam-por shijen!” Wheeler e dinte se sekreti i madh për shitjen e suksesshme është të mos reklamoni sallamin vetë, sepse dihet se janë bërë nga zorrët, yndyra dhe pjesët e derrave. Në vend të kësaj, janë shijet dhe erëzat që nxisin njerëzit të blejnë. Ky është sekreti i shitjeve.

Aktualisht mesazhi më i zakonshëm mbi ndryshimet klimatike është se ne të gjithë po shkojmë në ferr. Kështu faktet na paraqesin ndryshimin e klimës kur kemi parasysh: detet në rritje, tokën e djegur, mungesën e furnizimeve ushqimore, miliarda refugjatë të uritur të munduar nga moti i egër. Dhe ferri, thjesht nuk shet. Pra, çka nëse e shohim ndryshimin e klimës jo si problem shkencëtarësh, por si problem i shitësit?

Së pari, ne duhet ta eliminojmë pamjet e klimës së ‘zemëruar’. Imazhet e panevojshme dhe të gabuara për një planet që po shkon në rrënim. Edhe nëse frika ju mbërthen gjatë natës. Edhe nëse doni të bërtisni duek thënë “ne do humbasim gjithçka!” Kujtojeni shprehjen e Shekspirit: “Natyra e një lajmi të keq e infekton tregimtarin”.

Në vend të kësaj, ne duhet të marrim frymë thellë dhe të gjejmë një mënyrë tjetër. Ne besojmë në një tregim klimatik që ndryshon zemrat, mendjet dhe sjelljet. Një qasje e nevojshme, e kundërta e klimës së ferrit. Sepse ajo që njerëzit duan tani është të imagjinosh për më mirë.

Zvogëlimi i ndotjes së ajrit do të shërojë kaq shumë probleme shëndetësore, sidomos astma te fëmijët tanë. Lëvizja drejt energjisë së rinovueshme do t’i bëjë vendet të pavarura nga energjia dhe të shmangin konfliktet dhe luftërat e shkaktuara nga nafta. Panelet diellore ulin emetimet e karbonit dhe, më mirë se çdo lloj tjetër i karburantit modern, ato mund të sjellin dritë dhe shpresë tek njerëzit më të varfër ose më të izoluar.

Ndërtimi i një infrastrukture të re miqësore për klimën është një detyrë masive dhe do të thotë miliona vende të reja pune dhe madje edhe industri të reja. Në jetën tonë, e dimë se kursimi i energjisë kursen para. Makinat elektrike kushtojnë shumë më pak.

Dijetari mjekësor i Lancetit ka botuar një seri dokumentash së fundmi ku provon se një dietë “me pak mish dhe me shumë perime” do të zvogëlojë rrënjësisht dioksidin e karbonit në atmosferën tonë. Ato e rekomandojnë për të mbrojtur zemrën, dhe për të shtuar vitet e jetës, shkruan pozitivi.org. E kështu mund të vazhdojmë të sjellim fakte se çfarë do sillte një jetë më të mirë në planet.

Mesazhi i veprimit klimatik është përfundimisht njësh me pavarësinë, lirinë dhe lumturinë. Në vitin 2006, një grup hulumtuesish në Mbretërinë e Bashkuar, ESRC, shqyrtuan mbi 100 studime se si njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre për mirë. Ata zbuluan se motivuesit më pak efektiv ishin frika dhe keqardhja.

Richard Branson e quan ndryshimin e klimës si “mundësia më e madhe sipërmarrëse e një brezi”. Ky është një komunitet në rritje, i njerëzve që nuk besojnë se mund të fitojmë. Por kjo fitore vjen me premtimin për një të ardhme më të mirë.

Ndër britanikët që votuan për të lënë Bashkimin Evropian, 61 përqind besojnë se shumica e fëmijëve do të jenë më keq se prindërit e tyre. Pozitivi sjell një shembull të ngjashëm që është dhe emigrimi i shqiptarëve në masë të cilët kërkojnë azil në shtete të tjera pasi nuk besojnë se mund të sigurojnë një të ardhme të mirë në Shqipëri, si për vete dhe familjen.

Një pjesë ka zgjedhur të mendojë vetëm problematikat duke e konsideruar situatën si të pandreqshme, por nëse do bënin të kundërtën, të mendonin si  do të ishte jeta e tyre në vendin ku kanë lindur, duke luftuar për të përmirësuar këto kushte do të bënte ndryshimin e parë pozitiv.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.