Shqiptari i rekordeve botërore rrëfen aventurat spektakolare: Insekti më pinte gjakun për 5 minuta në sy
Pak njerëz arrijnë ta shkruajnë ermin e tyre në librin botëror të rekoreve Guinnes , por Agim Hushi ia ka dalë mbanë falë talentit, punës së palodhur dhe pasionit. Agim Agushi i lindur në fshatin Smirë, profesor matematike në gjimnazin Kuvendi i Lezhës në Viti ka arritur të jetë zyrtarisht shqiptari i parë në librin Guinness në vitin 2005. “Kjo ndodhi në muajin gusht të vitit 2005. Zhonglimi me top në kokë në pozitën ulur. Rekord ky nga Polaku Andrezej Kukla me 3 ore 56 min. Aty arrita ta sfidoj rekordin Guinness me kohën 4 orë e 2 min, e 1 sekondë. Zyrtarisht në vitin 2005 shqiptari i parë në librin Guinness”, shprehet Agushi gjatë intervistës për pozitivi.org.
Pasionin për zhonglimin e topit e ka zbuluar që në klasë të 7 në muret e shkollës siç rrëfen Agimi për pozitivi.org. E tashmë nuk i friksohet konkurences dhe as ecjeve të shkallëve të ndërtesave të larta të botës. Ka zhongluar mbi Deve, në makinë duke ecur, rekordi botëror në Dubai duke ngjitur ndërtesën 100 katëshe Princes Tower, e shumë sfida tjera. “Rekordi në ndërtesën Messe Turm Frankfurt 65 kateshë, ecje lart-poshtë shkallëve të kësaj ndërtese dy herë lart-poshtë per 1 ore 37 min duke i kaluar 5360 shkallë. Rekord tjetër specifik ishte në Berlin në kushte të jashtëzakonshme duke ra shi. Vrapimi 1000 metra me top në kokë per 8 minuta 25 sekonda… “, këto dhe shumë rekorde të tjera Agimi i rrëfen në intervistën e plotë.
Përveç pasionit të madh që ka, rekordmeni flet dhe për vështirësitë që ka përballuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi spektakolar. “Duhesh t’i luftosh kushtet klimatike si diellin, erën, shiun, zhurmat. Probleme kam pas me një insekt që më ështe ngjitur afër syrit gjatë garës në Minhen. Nuk kisha mundesi ta hiqja dhe për një kohë ky lloj insekti pinte gjakun tim per nja 4-5 minuta…”, tha ndër të tjera Agimi për pozitivi.org. Aventurat e tij shënojnë plot 17 vite por Agimi rrëfen se ëndrrra që pret t’i bëjë realitet së shpejti. “Ëndrra ime që ende nuk më është realizue do te jetë sfidimi i ndertesës më të lartë në botë Burk Khalifa 202 katëshe në Dubai”. Në intervistën e plotë mund t’i gjeni me detaje sfidat spektakolare të shqiptarit të parë në librin Guinnes…
Intervista me Agim Agushi ekskluzive për pozitivi.org:
Pozitivi: Të gjithë ju njohin si njeriu i rekordeve duke zhongluar topin me kokë. Si ka nisur e gjitha?
Agim Agushi: Sporti i zhonglimit me top në kokë për mua ka qen si hobi në fillim. Që nga klasa e 7 e shkollës fillore kam fillue duke goditur topin me kokë në fillim për muri pastaj kam fillue ta godas në mënyrë vertikale. Mirëpo krejt si hobi jo për të sfidue rekord boteror. Fillimi për të sfiduar rekorde botërore ka qenë 15 tetori i vitit 2000 menjëherë pas përfundimit te luftës në Kosovë.
Pozitivi: Keni zhongluar topin me kokë duke qëndruar mbi deve, rekord ky që asnjëherë nuk është arritur nga sportistët e tjerë. Mund të na e përshkruani këtë moment dhe eksperiencat e tjera të ngjashme?
Agim Agushi: Rekordin e parë e kam arrit në Prishtinë në ndërtesen e Post Telekomit të Kosovës duke ecur lart-poshtë shkalleve duke zhongluar me top ne kokë. 3780 shkallë për 1 orë e 12 minuta 41 sekonda. Pas kësaj ngjarje filluan rekordet botërore në arenën ndërkombëtare. Fillimisht në Gjermani në Minhen.
Ftesē për pjesëmarje në këto gara kisha nga Klubi i Rekordeve të Botës Saxonia me qendër në Lajpcing të Gjermanisë. Viti 2002 sjell rekordet botërore ecje duke goditur topin me kokë 15 km, 356 metra për 3 ore 12 min. Padyshim qëllimi im kryesorë ishte të sfidoj rekord për libër Guinness.
Pozitivi: Kur e arritët këtë qëllim?
Agim Agushi: Kjo ndodhi në muajin gusht të vitit 2005. Zhonglimi me top në kokë në pozitën ulur. Rekord ky nga Polaku Andrezej Kukla me 3 ore 56 min. Aty arrita ta sfidoj rekordin Guinness me kohën 4 ore 2 min 1 sekonda. Zyrtarisht në vitin 2005 shqiptari i parë në librin Guinness. Pastaj filluan rekordet në vende të ndryshme te botës si në Antali Dubai Zagreb Shkoder Frankfurt Berlin Strugë Tetovë Prishtinë etj.
Pozitivi: Cilat kanë qenë vendet më të çuditshme dhe spektakolare ku keni tribluar topin me kokë?
Agim Agushi: Do të theksoja rekordin botëror në Dubai. Në ndërtesën 100 katëshe Princes Tower. Ecje te mbrapa shkallëve duke zhongluar me top në kokë për 1 orë e 31 min. Pastaj rekordi në ndërtesën Messe Turm Frankfurt 65 kateshë ecje lart-poshtë shkallëve te kësaj ndërtese, dy herë lart-poshtë për 1 orë e 37 min duke i kaluar 5360 shkallë.
Rekord tjetër specifik ishte në Berlin në kushte të jashtëzakonshme duke ra shi. Vrapimi 1000 metra me top në kokë per 8 minuta 25 sekonda. Po ashtu rekord tjetër në Dubai duke vozitur veturën kabriolet dhe njeherësh duke zhongluar me top ne kokë 510 metra distancë, është arritur në Dubai.
Pozitivi: Cili ka qenë rekordi i fundit, dhe në ç’vend ka ndodhur?
Agim Agushi: Rekordi i fundit ishte ne Prishtinë ne diciplinen Veshje-zhveshje e maicave duke zhongluar me top në kokë 60 maica për kohe 38 minuta.
Pozitivi: A stërviteni shumë? Keni ndonjë vend të posaçëm?
Ushtrimet zakonisht i zhvilloj në objektin e shkollës ku punoj pastaj në ndërtesën e qeverisë së Kosovës si dhe ushtrime në terrene sportive.
Agim Agushi: Cilat kanë qenë rastet më të vështira ?
Zakonisht rekorde botërore të lehta nuk ka por përkushtimi i madh dhe vullneti bëjnë të vetën Të sfidosh 7.5 miliardë banorë të botës kjo është mdhështore. Kjo të inspiron dhe të jep vullnet të madh sepse po bëhesh i pari në planetin tokë.
Pozitivi: Ne duan t’ju njohim përtej njeriut që keni thyer rekordet. Si nis dhe mbaron një ditë e juaja e zakonshme? Kush është Agimi përtej rekordeve?
Agim Agushi: Unë kam i lindur në fshatin Smirë komuna e Vitisë. Jam profesor i matematikës në gjimnazin Kuvendi i Lezhës nê Viti. Dhe në përfundim të studimeve për magjistraturë në Universitetin Shtetërorë të Tetovës. Jam baba i dy djemve. Një ditë e imja e zakonshme fillon me ushtrimet e mëngjesit pastaj nga mesi i ditës mbaj kurse të matematikës për nxënës dhe student. Pasditja e vonshme, ushtrime me top në kokë.
Pozitivi: A kanë të njëjtin pasion për zhonglime si ju atëherë në klasë të 7 edhe 2 fëmijët tuaj?
Agim Agushi: Po kam dy djem. Njëri veq tashti fillon studimet kurse tjetri në klasen e 9 shkon. Djali i madh ka talentin për zhonglim. Është çështje kohe se edhe ai do të futet ne librin Guinness në goditje të topit në çifte. Djali i vëllaut Leotrim Agushi është veq në librin Guinness.
Djali i motrës që gjindet në Austri është rekordmen i botës, Bujar Ajeti. Por djali i vëllaut është në Zvicer dhe ka angazhime të mëdha në punë dhe pak i mbetet të zhvillojë ushtrime. Po ashtu edhe djalit të motrës në Austri. Kurse djalit tim i premton koha që ta ushtrojmë rekordin Guinness.
Pozitivi: A mendoni se do lodheni ndonjë ditë e të hiqni dorë nga zhonglimi?
Agim Agushi: Pak pyetje provokative. Sportistit i vjen randë kur i thue të heqë dorë nga sporti. Njëherë nuk e kam ndërmend derisa e kam vullnetin dhe kondicionin.
Pozitivi: Si kanë qenë reagimet e njerëzve? Keni pasur raste që e keni ndërprerë garën?
Agim Agushi: Kemi pas raste në Gjermani kur blicat e fotoreportereve me kanë penguar në shikim. Po jo në atë masë për të dështuar. Rekordet botërore të cilat sfidohen në ambiente të jashme janë shumë të rrezikshme. Duhesh t’i luftosh kushtet klimatike si diellin, erën, shiun, zhurmat. Probleme kam pasur me një insekt që më ështe ngjitur afër syrit gjatë garës në Minhen. Nuk kisha mundësi ta hiqja dhe për një kohë, ky lloj insekti pinte gjakun tim per nja 4-5 minuta.
Kanë qenë minuta të veshtira për mua. Pastaj pas 3-4 orë goditje të topit fillojnë nganjëherë të dalin ka tre topa sepse syri ashtu t’i nxjerr. Nuk di cilin ta godasësh por kjo është 1 moment. Gjatë garës kemi kriza të lodhjes. Nëse din ta menaxhosh mirë lodhjen atëherë mund ta tejkalosh krizën. Për fatin timin deri më tashti nuk ka ndodhur të dështoj. Por nuk i frikohem rekordit. robleme me njerëz gjatë sfidimit të rekordit nuk kam pas sepse janë percjellësat që më rrinë afër dhe nuk lejojn që personat ta humbin mundin kotë për të dështuar.
Pozitivi: A është i zhvilluar si sport në vend, krahasuar me jashtë?
Agim Agushi: Jo as per së afërmi. Në vendet e botës të gjithë rekordmenët botërorë kanë tretmat tjetër nga ne sidomos në Kosovë dhe Shqipëri. Duke filluar nga kushtet teknike për ta ushtruar një rekord pastaj ato materiale dhe deri në afirmimin si sportist i rangut të librit Guinness.
Mbetemi me shpresë se do vijnë kohëra edhe më të mira ndoshta për gjeneratat e ardhshme edhe pse nuk kan interesim të merren me këtë sport të rrezikshëm dhe te kushtushëm ne kohë mund dhe djersë.
Pozitivi: Nëse do ju duhej të zgjidhnit mes profesionit si profesor i matematikes dhe pasionit për zhonglimin e topit kë do mbanit?
Agim Agushi: Profesionin e matematicientit më është dasht ta zhvilloj sepse kam pasur talent për matematikë dhe të kem një vend pune të sigurt. Kurse zhonglimi i topit për mua rrjedh nga zemra dhe shpirti. Më mbushë me shpresë dhe vullnet kur merrem me sport dhe zhonglim. Atë ç’ka në jetë nuk ta afron profesioni ta afron hobi e kjo është kënaqësia shpirtërore. Nuk mund të jetoj pa sport.
Pozitivi: Keni pasur probleme për shkak se e trondisni kokën shumë?
Të bën të ndihesh mirë. Aty ku unë kam arritur të shkoj falë sportit nuk kisha mundur kurrë me profesion të shkoj. Nuk kam pas probleme deri tashti. Nuk jam konsulltuar me asnjë mjek. Nuk besoj se do kem probleme sepse ju thash gjithçka e menaxhoj mirë dhe me kujdes.
Pa ushtrime të forta nuk i hy rekordit. Në fakultet në të ardhmen do ketë një lëmi të studimit tim se si kam mundur për kohë të tëra ta zhongloj topin. Do jem në literaturat e kulturës fizike. Do më marrin si shembull. Gjatë zhonglimit në mes kohës dhe topit krijohet fushë magnetike, gravitacion. Kjo bën të mundur që me orë të tëra ta godas topin. Kur e arrin po thuajse gravitacionin zero atëherë zhonglimi shkon perfekt. Gjithçka është shkencë. Aty gërshetohet gjeometria deskriptive. Gërshetohet Fizika.
Pozitivi: Kush do jetë sfida e rradhës?
Agim Agushi: Sfidat e ardhshme do jenë në Prishtinë, Strugë, Veneci, Stamboll, Dubai dhe vende të tjera. Në Prishtinë do të jetë me 22 gusht 2017 në disiplinën ecje prapa duke zhongluar me top në kokë. Ëndrra ime që ende nuk më është realizue do te jetë sfidimi i ndertesës më të lartën ne botë Burk Khalifa 202 katëshe në Dubai. Ecje lart-poshtë shkalleve të kësaj ndërtese me top në kokë.
Kam kërkuar nga Libri Guinness nga klubi i rekordeve të botës të kem një kundërkandidat në këtë disiplinë por ende nuk më është paraqitur askush. Nuk i frigohem konkurencës sidomos ecjes së shkallëve të ndërtesave të larta të botës. Po t’i paraqes aventurat e mia që 17 vite rrugëtim do të dalin ndoshta 5 libra për t’i shtypur.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.





