Shqipëria, në listën e vendeve mesdhetare më tërheqëse për vitin 2020
23/11/2019 Shpërndaje

Shqipëria, në listën e vendeve mesdhetare më tërheqëse për vitin 2020

 “Fodors” pozicionon Shqipërinë në listën e vendeve mesdhetare më tërheqëse për vitin 2020.

Guida prestigjioze e udhëtimeve në botë, ka listuar edhe vendin tonë në listën e vendeve që duhet të vizitohet në vitin 2020. “Fodors” madje e ka cilësuar si vendi mesdhetar më tërheqës për 2020-ën.

Shqipëria renditet e dyta në listën e destinacioneve që duhet të vizitohen për vitin 2020 pas ishullit të Sicilisë, duke lënë pas Athinën, Bukureshtin, Ishujt Faroe, Andaluzinë në Spanjë dhe Britaninë.

“E vendosur përgjatë deteve Adriatik dhe Jonit, Shqipëria ka një pozicion mahnitës në Mesdhe. Malet në veri janë shtëpi për disa nga liqenet më të bukur në Europë, përfshirë liqenin ngjyrësmerald të Komanit dhe liqenin e kristaltë të Ohrit, ndërsa vija bregdetare është e rrethuar nga plazhet me rërë të bardhë që mbeten freskuese dhe gjatë sezonit të pikut turistik dhe në brendësi të vendit gjenden qytete të vogla të tipit mesdhetar, si Gjirokastra që është shpallur si zonë e trashëgimisë botërore”, shkruan prestigjiozja e udhëtimeve në botë, “Fodors”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.