“Shqipëria ‘Meka’ e turistëve”
Media Britanike “The Telegraph”, kompania më e madhe në botë e aventurës për grupet e vogla turistike “Intrapid Travel” dhe Le Figaro, brenda pak ditëve kanë publikuar artikuj dedikuar turizmit në Shqipëri. Në shkrime jepen përgjigje për një sërë pyetjesh, pse duhet zgjedhur vendi ynë, çfarë ka ndryshe, historia e veçantë, pikat kyçe natyrale që shquhen nga vendasit dhe të huajt, si është cilësia e verërave, kuzhina?
Tursitë që kanë ardhur veç njëherë, e kanë quajtur vendin një diamant i paprekur natyral i Europës. Mes të tjerash shkruhet se bregdeti jugor praktikon sportet e zhytjes, ku mund të eksploroni anijet e mbytura të kohës romake dhe shpellat e paprekura. The Telegraph ka publikuar në rubrikën e saj të destinacioneve, përshkrimin që bën Thomas Harding pas vizitës familjare të në vendin tonë, të cilin ka e quan “diçka ndryshe në Europë”. Përveç detajeve interesante, Shqipërinë e kanë konsideruar si “Meka” e turistëve, ndërsa shtojnë se nuk duhet humbur nga askush.
Sakaq Le Figaro shkruan se vendi ynë është zbulim. “Me male të mrekullueshme të thepisura dhe të mbuluara me dëborë, me fshatra të gjelbëruar, me plazhe piktoreske dhe me qytete plot jetë, Shqipëria është një kartolinë që duhet zbuluar menjëherë. Për dashamirësit e verës, varietet e shumta të rrushit autokton, vreshta prej 10 000 hektarësh dhe tradita mijëravjeçare mrekullon dhe më kuriozët”.
Në rrëfim thuhet mes tjerash se para mbërritjes në Shqipëri, janë bërë 1001 pyetje për vendin, që të shtonin dhe më tepër dëshirën për të eksploruar destinacion enigmatik të Ballkanit që njihet për prodhimin e verës, i kufizuar me Malin e Zi dhe Kosovën në veri, Maqedoninë në lindje dhe Greqinë në jug. Intrapid Travel e nis kështu. “E shtrirë mes Greqisë veriore dhe ujërave të kaltra të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një “Mekë” e turistëve”. Mekë e turistëve është quajtur jo pa qëllim pasi janë përmendur historia mbresëlënëse, natyra magjepsëse, kuzhina mesdhetare.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
