Shpëtoi dy familje nga përmbytjet në Francë, azilkërkuesi shqiptar fiton lejen e qëndrimit 
12/09/2018 Shpërndaje

Shpëtoi dy familje nga përmbytjet në Francë, azilkërkuesi shqiptar fiton lejen e qëndrimit 

Kosovari fiton leje qëndrimi në Francë pas aktit heroik. Bëhet fjalë për Florim Shehu nga Ferizaj i cili në muajin qershor ka shpëtuar disa persona që kishin mbetur të ngujuar nga përmbytjet si pasojë e stuhisë së shiut që mbështolli qytetin Change.

Pas 3 vitesh në Francë, 33-vjeçari ka marrë leje qëndrimi në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna e Change në shenjë mirënjohjeje për shkak se vuri jetën në rrezik për të shpëtuar fqinjët e rinj francezë.

Fillimisht Shehu në letrën e marrë nga prefektura, njoftohej për dhënien e lejes së qëndrimit, për një vit. Më pas i mundësuan edhe blerjen e makinës që humbi nga përmbytjet, me paratë që mblodhën banorët në shenjë mirënjohjeje.

“Unë jam një njeri i lumtur. Unë dhe familja ime janë të integruar mirë në Changé. Madje tani kam edhe shumë mundësi për punë”, tha Shehu për mediat franceze. Për banorët e komunës së vogël të Changé-s, Shehu është një hero.Si rrodhi ngjarja ne përmbytjet që goditën rajonin e Mayenne-s në Francë në muajin qershor.

Shehu ka shkuar të largojë makinën por më shumë nevojë për të kanë pasur njerëzit. Ai ka shpëtuar një grua së bashku me dy fëmijët e saj, duke përfshirë një foshnje të cilët më pas i ka dërguar në shtëpinë e tij, në një zonë të paprekur nga përmbytjet. Sakaq në gjendje të keqe ishin dhe shumë familje të tjera, mes të cilave dhe ajo e mikut të Shehut. Një mik nga Parisi i kishte kërkuar të ndihmonte familjen e tij në fshatin Change pasi kishin mbetur të bllokuar nga uji.

Vetura iu fundos sepse vendosi të ndihmojë tre fqinjë të tij ukrainas të ngujuar në katin e parë të ndërtesës ku ai banon. Ndërsa ndihmoi familjen e dytë hasi vështirësi sepse dera ishte e bllokuar por ai hyri nga dritarja. Pas gjithë këtij operacioni, Shehu u kthye në hero jo vetëm për njerezit qe shpetoi për një orë por edhe për shumë lexues që shfletuan lajmet dedikuar gjestit që ai bëri.

Mediat franceze i kanë bërë jehonë Florimit duke e krahasuar me azilkërkuesin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar të varur në ballkon. Florimi prej 3 vitesh që jeton në Francë në prefekturën e Mayenne-s ka qenë në pritje për të marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez. Mirëpo pas këtij gjesti human më në fund ka ardhur dhe lajmi i mirë për të.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.