Qyteti ku me pak para merrni shumë shërbime
Si qytetin ku do të paguani më pak dhe do të merrni më shumë shërbime banka zvicerane UBS klasifikoi kryqytetin e Rumanisë, Bukureshtin. Klasifikimi është bërë duke iu referuar shpenzimeve për pushime ideale, përfshirë qëndrimin në hotel, vetura me qira dhe shërbime të tjera.
Për pushime ideale për një natë sipas UBS, në Bukuresht iu duhen më pak para se në të gjitha qytetet e tjera botërore, mesatarisht rreth 260 dollarësh. Në vend të dytë renditen Sofja bullgare dhe Mumbai indian, ku qëndrimi brenda natës me të gjitha shpenzimet e tjera do t’ju kushtojë 300 USD.Më poshtë është bërë një renditje nga vendet më të pak të kushtueshme deri te ato me çmime më të larta.
Bukureshti
Sofje
Mumbai
Bangkoku
Nju Delhi
Pekini
Vilnius
Nairobi
Budapesti
Stambolli
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
