“Protect Me”, fushatë për sterilizimin e kafshëve endacake në Shqipëri
Qendra e kafshëve “Protect Me” në bashkëpunim me World Vets kanë organizuar një fushatë masive për sterilizimin e qenve dhe maceve që enden rrugëve në Shqipëri, përgjatë datave 17, 18 dhe 19 Prill dhe në vazhdim.
“Protect Me”, prej vitesh është kthyer në një pikë ku mblidhen dhe vaksinohen qentë e rrugës, ndërsa prej disa ditësh 14 mjekë veterinerë amerikane në bashkëpunim me ato shqiptarë kanë sterilizuar afro 200 qenë dhe mace, në kuadër të nismës.
Përfaqësues të fushatës, u kanë bërë thrrje të vazhdueshme qytetarëve gjatë këtyre ditëve permes mediave sociale, të ndihmojnë në kapjen e qenve dhe maceve dhe t’i dërgojnë për sterilizim.
“Protect Me” ka sterilizuar falas edhe qentë që mbajnë qytetarët në shtëpitë e tyre, me synim përkujdesjen jo vetëm për shëndetin e kafshëve por edhe të qytetarëve.
Sterilizimi i kafshëve është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të neglizhohet nga asnjë familje apo individ sepse përpos të gjithave ruan shëndetin e vetë qytetarëve dhe komunitetit.
Qytetarët shqetësohen për agresivitetin e qenëve të rrugës, por sterilizimi është një zgjidhje për ta mbajtur nën kontroll agresivitetin dhe për t’u siguruar kafshëve mbrojtjen e duhur.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


