Pilotja e parë shqiptare realizon ëndrrën e shumë grave: Kisha frikë nga mentaliteti
Gratë shqiptare janë të guximshme. Një prej tyre është Armela Murati 25 vjeç. E reja nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë ta kthejë në profesion. Kështu ajo është bërë e para pilote në vendin tonë.
Guximi i saj është përgëzuar nga të gjithë. Madje shumë e kanë shpërndarë si rast frymëzimi në rrjete sociale.
Një prej tyre ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili thotë se 25-vjeçarja do futet në historinë e Shqipërisë si pilotja e parë grua.
“Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkruan Rama.
Edhe ministrja Elisa Spiropali shprehet se 25-vjeçarja ka forcën që nderon kombin.
“Armela Murati, vajza 25-vjeçare me origjinë nga Burreli e ktheu pasionin për lartësitë në një profesion të lartë në shërbim të Atdheut, duke u bërë pilotja e parë grua në 109 vite histori të Forcës Ajrore Shqiptare”, shprehet ajo.
Nga një monitorim i pozitivi.org vihet re se pilotja e re ka marrë shumë reagime pozitive kryesisht nga gratë, të cilat e kanë përgëzuar për guximin. Një prej tyre në rrjete sociale ka kujtuar nënën e saj të ndjerë, e cila ka qenë policja e parë grua.
“Duhet shënuar në histori që është pilotja e parë femër në Shqipëri…Kurse mami im e ndjerë ishte policia e parë femër në Shqipëri por të paktën të njihet si emër tani pas vdekjes. Luiza Stasa”.
“Jepi një vajze të njëjtat mundësi që i jepen një mashkulli, do të të tregojë çfarë është në gjendje të bëjë. Suksese, uroj që të jesh e para e një numri në rritje. Komplimente të sinqerta”, shkruan një tjetër.
“E mrekullueshmja nxënësja jonë Armela! Inteligjencë, afësi , guxim dhe bukuri të gjitha te mirat tek ti !Sa bukur dukesh! Ti je nje perfeksion!Sa lumturi dhe krenari na dhurove sot ! Fluturo lart e me lart si një Shqiponjë e lirë e krenare me kaltersinë e qiellit në sy. Me dashuri respekt e krenari mësuesja jote”
Shuma vajza dhe gra e kanë pasur ëndërr që të bëhet pilote, por janë stepur për ta provuar për shkak të paragjykimeve.
“Bravo. Edhe unë kisha një endërr të jem pilote. Mentalitet e gabuara të asaj kohe ishte e pamundur”, shprehet një qytetare në komente.
Liria për të zgjedhur është e gjithkujt. Një tjetër vajza e ka pasur këtë mundësi por e ka refuzuar.
“Urime pilotes së parë! Po më kujtojet që ne vitin 199 babai im i ndjere donte që unë të vazhdoja shkollën për pilote në Vlore. Sa mirë që vazhdova shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër, se kushedi do kisha ken kahere t’u fluturu në parajsë…”
“Bravo vajzë guximtare që thyen çdo mentalitet maskilist! Suksese pafund!”
Një tejtër qytetar përtej mbështetjes që ka për Armenlën shkruan se Farcat e Armatosura kanë nevojë për më shumë mbështetje. “Sukese Armelës edhe gjithë djemve e vajzave qe sherbejnë ne uniformë..por Forcat e Armatosura dhe Garda e Republikës ka nevojë për mbèshtetje , akoma marrin një rrogë modeste.,dhe të papërballueshme për jetesën”.
Në thelb të gjitha këto mesazhe për Armelën por edhe për të gjitha gratë që kanë një pasion janë motivuese.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.




